LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon pesë revole, në tri raste të ndara

Policia konfiskon pesë revole, në tri raste të ndara

Të mërkurën nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë–Prishtinë,  në tri raste të ndara janë konfiskuar pesë armë zjarri, një armë e ftoftë (thikë), një sprej si dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave te ndryshëm.

Aksioni i parë është realizuar nga njësitet policore të stacionit të Lipjanit, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar: R. G,  mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.


Të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me gaz Magnum 9 mm; një revole e  tipit TT  7.62 mm; një armë e ftoftë ( thikë) si dhe 66 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërsa dy rastet e tjera të konfiskimit të armëve, janë iniciuar në  stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Për këto dy raste, njëri në rrugën “Johan V. Han” dhe tjetri në rrugën “Tirana” në Prishtinë janë arrestuar  tre persona të dyshuar: G. A,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar: një revole me gaz e tipit Zoraki; një sprej si dhe  një karikator me 5 fishekë.

Po ashtu është arrestuar E.K, , të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar: një revole e kalibrit 7.65 mm si dhe  një karikatorë me 5 fishekë.

Policia ka arrestua edhe N.S, ku i janë konfiskuar: një revole e kalibrit 6.35 mm si dhe  një karikator me 3 fishekë.

Ndaj të gjithë personave të dyshuar, janë iniciuar rastet “Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Që nga një janari i vitit 2018 deri sot, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 135 armë, 1249 municione të llojit dhe kalibrit të ndryshëm, dhe janë iniciuar 126 raste “Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori