LAJMI I FUNDIT:

Pasi dolën në darkë “romantike”, vajza nuk iu lajmërua më të riut – ai iu hakmor duke ia dërguar faturën e pijeve dhe ushqimit që e kishte ngrënë (Foto)

Pasi dolën në darkë “romantike”, vajza nuk iu lajmërua më të riut – ai iu hakmor duke ia dërguar faturën e pijeve dhe ushqimit që e kishte ngrënë (Foto)

Një vajzë ka shpërndarë në internet një zarf brenda të cilit ishte fatura e një darke që e kishte shijuar me një mashkull, të cilit pas këtij takimi nuk i është lajmëruar më në telefon.

Amanda Burnett nga Indiana e SHBA-ve, ka publikuar faturën që i ka ardhur me postë nga një person i paemëruar, ku figuronte lista e pijeve dhe ushqimit që e kishte ngrënë gjatë një darke “romantike” që në fund kishte çmimin total, transmeton Telegrafi.


Por, derisa 23-vjeçarja është nervozuar me faturën, përdoruesit e rrjeteve sociale janë ndarë në dysh ku disa prej tyre insistojnë se ajo do të duhej të paguante gjysmën e çmimit të darkës, pasi që nuk ishte e interesuar për atë mashkull që asokohe nuk mund t’ia thoshte në sy.

Përbri faturës Amanda ka shkruar: “Një mashkull më ka dërguar faturën e darkës që e kemi ngrënë disa javë më parë. E gjithë kjo po ndodh vetëm pse nuk i jam lajmëruar më në telefon”.

Sipas faturës, dyshja kishin ngrënë darkë në një restorant të quajtur The Tap në Indianapolis, ku në detaje shpjegohen artikujt dhe çmimet e artikujve që ajo i kishte konsumuar.

Ajo kishte pirë një pije alkoolike të quajtur “Moscow Mule” që kushtonte 10 dollarë, një birë (10 dollarë) dhe 14.50 një pjatë me patatina me mish.

Në faturë figuron edhe 2.56 dollarë për TVSH, dhe disa shumë tjera të vogla duke përfshirë bakshishin që në total i binte 39.52 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Plani

Plani

Kalo në kategori