LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: të qenit shqiptar është një përcaktim i Zotit (Video)

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: të qenit shqiptar është një përcaktim i Zotit (Video)

Në Shtetet e Bashkuara ndodhet Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, i cili ka ligjëruar këto ditë në dy universitete të Çikagos lidhur me harmoninë fetare në Shqipëri.

Bruçaj, në studion e Zërit të Amerikës, tha se shqiptarët, si një popull i vogël, e duan dhe e resketojnë njëri-tjetrin, duke jetuar në harmoni fetare midis tyre, edhe pse kanë bërë zgjedhje të ndryshme përsa i përket fesë.

Ai tha se në kohë të ndryshme, disa njerëz e kanë përdorur fenë për të arritur synimet e tyre politike, për të marrë më shumë pushtet.


Në Shqipëri fetë predikojnë paqen dhe dashurinë dhe kjo ka ndikuar në harmoninë fteare që ka vendi”, tha ai.

I pyetur për idenë e rilindasve, që bënin thirrje për unitet mes shqiptarëve, diçka e domosdoshme për mbijetesën e një kombi të vogël, zoti Bruçaj tha se dashuria për kombin është e lidhur me dashurinë për fenë dhe Zotin.

“Ne fenë e zgjedhim, por të qenit shqiptar është një përcaktim i Zotit”.

Ai tha se në të ardhmen shqiptarët do të bashkohen nën ombrellën e madhe të Bashkimit Europian.

Duke komentuar për incidentin e dorëzimit nga Kosova të 6 shtetasve turq, të akuzuar për veprimtari kundër qeverisë turke, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tregoi nëse do të ushtrohej presion i njëjtë ndaj Tiranës.

“Shqipëria është një vend i lirë dhe jam i bindur se do të vendoste çfarë është mirë për kombin, për Shqipërinë, në këtë lidhje. Problemet politike në Turqi, apo në një vend tjetër, ne si shqiptarë nuk ja zgjidhim dot, ne kemi prioritetet tona, ne investojmë për progresin, harmoninë dhe stabiltetin e vendit tonë dhe besoj që do ta ruajmë fort këtë vlerë, duke respektuar dhe në bashkëpunim me shtetet e tjera fqinjë”, tha kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënderj Bruçaj. /VoA/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori