LAJMI I FUNDIT:

Dy deputetë kërcënojnë se brenda 24 orësh do të braktisin koalicionin e Qeverisë Haradinaj

Dy deputetë kërcënojnë se brenda 24 orësh do të braktisin koalicionin e Qeverisë Haradinaj

Deputeti nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha dhe Hetem Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim kërcënojnë se do të largohen nga koalicioni i Qeverisë Haradinaj.

Berisha dhe Arifi kërkojnë që brenda 24 orëve të korrigjohet konkursi për policë të rinj të Kosovë, në të kundërtën do të detyrohen ta braktisin koalicionin qeverisës.


“Me dashje apo pa dashje me qëllim apo pa qëllim, Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e diskriminon dhe përjashton nga Konkursi Publik i Policisë së Kosovës kandidimin e pjesëtarëve nga komuniteti Egjiptian dhe Ashkali”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga deputeti Berisha.

“Siç shihet nga formulari i aplikimit Egjiptianët dhe Ashkalitë nuk e kanë mundësinë të kandidojnë pasi që i është mohuar e drejta e deklarimit të përkatësisë etnike për dallim me komunitetet tjera”, thuhet në deklaratë.

“Ne deklarojmë se kurrë nuk do e lejojmë këtë praktikë diskriminuese nga e kaluara. Ne jemi kategori kushtetuese deri sa në konkurs përfshihen kategori jo kushtetuese ( Qerkez dhe Kroat ) dhe ky gabim është i pafalshëm” .

“Egjiptianët dhe Ashkalinjët institucionin e Policisë së Kosovës e konsiderojnë si institucion kredibil dhe nuk e presin përjashtimin nga ky institucione”.

“Publikisht unë dhe kolegu im deputet z. Hetem Arifi deklarohemi nëse ky gabim nuk korrigjohet brenda 24 orëve, ne do të largohemi nga koalicioni Qeveritar i Qeverisë Haradinaj”, thuhet në deklaratën e deputetit Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori