LAJMI I FUNDIT:

Dogana parandaloi rreth 450.000 copë cigare gjatë tentim kontrabandës

Dogana parandaloi rreth 450.000 copë cigare gjatë tentim kontrabandës

Njësitë e doganës në dy raste të ndara kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara.

Fillimisht, në pikë kalimit kufitar të Hanit të Elezit, njësitet e doganës së bashku Policinë e Kosovës gjatë një operacioni të përbashkët kanë gjetur sasi të konsiderueshme të cigareve.

Ato janë gjetur të fshehura në kabinën e shoferit të një maune dhe në sirtarë të jashtëm të rimorkios, ku më pas kamioni është dërguar për kontroll detal ku në tërësi janë gjetur 50.000 copë cigare.

Derisa, dje njësite e Anti-kontrabandës kanë ndërmarrë një operacion për cigare dhe produkte të duhanit në qytetin e Podujevës. Në këtë aksion kanë marrë pjesë një numër i madh i zyrtarëve doganor ku dhe janë kontrolluar 10 lokale dhe janë konfiskuar 11. 400 copë cigare të llojeve të ndryshme pa banderolë.

Në total, gjatë kësaj periudhe raportuese dogana ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të cigareve rreth 450.000 copë cigare si dhe duhan i grirë rreth 200 kilogramë. /Telegrafi/