Alkooli është shkaktari i 10% të kancerit te meshkujt dhe 3% të kancerit te femrat. Rreziku për kancer është në funksion linear me nivelin e konsumit të alkoolit për një konsum ditor më shumë se 80gr/ditë.
Çfarë është alkooli?
Alkool është termi më i përdorshëm për etanolin ose ethyl alkool, një substancë kimike e gjetur në pije si birra, vera dhe likere të tjera, gjithashtu dhe në disa lëndë mjekësore, lëngje për shplarje të gojës, produkte për pastrimin e shtëpisë dhe vajra esenciale.
Alkooli prodhohet nga fermentimi i sheqerit dhe bimëve të pasura me amidon dhe maja. Maja, në kontakt me sheqernat dhe amidonet, hyn në një reaksion kimik nga më të vjetrit në natyrë.
Pijet alkoolike e kanë zanafillën që në antikitetin e lashtë dhe janë përdorur nga shumë qytetërime anë e mbanë globit. Ai është përdorur për arsye mjekësore, higjienike, për frymëzim artistik, si afrodiziak dhe të tjera.
Cilat janë rreziqet kancerogjene?
Kancer të kokës-qafës: veçanërisht kancer të kavitetit oral, faringut (fytit) dhe laringut (kutia e zërit). Njerëzit që konsumojnë 50 ose më shumë gram alkool në ditë (3.5 ose më shumë pije në ditë) kanë një rrezik dy deri në tre herë më të madh të zhvillimit të këtyre llojeve të kancerit të lartpërmendura.
Kancer të ezofagut: Konsumi i alkoolit është një faktor risku madhor për një tip të veçantë të kancerit të ezofagut të quajtur karcinoma me qeliza squamoze.
Për më tepër në personat që trashëgojnë një mungesë të enzimës, që metabolizon alkoolin është gjetur një rrezik i lartë për zhvillimin e këtij lloj kanceri.
Kancer të mëlçisë: Konsumi i alkoolit është një faktor risku i pavarur dhe shkaktari primar i kancerit të mëlçisë. Infeksionet kronike nga virusi i Hepatitit B dh C janë shkaktarë të tjerë madhor të kancerit të mëlçisë.
Kancer të gjirit: Më shumë se 100 studime epidemiologjike kanë vërejtur lidhjen mes konsumit të alkoolit dhe kancerit të gjirit.
Në një analizë të 53 studimeve (ku janë përfshirë 58,000 gra me kancer gjiri) u konstatua që gratë që kishin pirë më shumë se 45 gram alkool në ditë (rreth tre gota) kishin një risk prej 1.5 herë më shumë të zhvillimit të kancerit të gjirit se jo konsumueset e alkoolit.
Kancer të zorrës së trashë: Konsumi i alkoolit shoqërohet me një rritje modeste të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë.
Analiza e 57 studimeve dhe rasteve kontroll tregoi se personat që pinë rregullisht 50 ose më shumë gram në ditë alkool kanë një rrezik 1.5 herë më të rritur për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë, se jo konsumuesit ose konsumuesit e alkoolit në mënyrë sporadike.
A e parandalon kancerin pirja e verës së kuqe?
Kërkuesit që përcjellin studimet që përdorin proteina të purifikuara, qeliza humane dhe kafshë laboratorike kanë zbuluar se disa substance të veçanta në verën e kuqe si resveratroli kanë veçori anti-kanceroze. Rrushi, mjedrat, kikirikët dhe disa bimë të tjera përmbajnë resveratrol.
Sidoqoftë, studimet klinike te njerëzit nuk kanë siguruar të dhëna që resveratroli është efektiv në parandalimin e kancerit ose trajtimin e kancerit. Pak studime epidemiologjike kanë vërejtur specifikisht lidhjen mes konsumit të verës së kuqe dhe rrezikut të kancerit te njerëzit.
Çfarë ndodh me rrezikun e kancerit kur hiqni dorë nga pirja e alkoolit?
Shumë studime që kanë hulumtuar nëse rreziku i kancerit ulet pasi një person ndalon së piri alkool janë fokusuar në kancerin e kokë-qafës dhe ezofagut. Në përgjithësi, këto studime kanë treguar që ndalimi i konsumit të alkoolit nuk shoqërohet me reduktim të menjëhershëm të rrezikut ndaj kancerit, por duhen vite që rreziku për kancer të ulet si jo konsumuesit e alkoolit.
Në studimet e kryera me rastet me kancer të kavitetit oral (gojës) dhe faringsit (fytit) është gjetur se rreziku për kancer nuk është ulur edhe pas 10 vitesh të ndërprerjes së konsumit të alkoolit. Madje edhe pas 16 vitesh pasi nuk konsumojnë alkool, rreziku për kancer është ende i lartë për ish-alkoolistët krahasuar me jo konsumatorët e alkoolit.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit.
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak