LAJMI I FUNDIT:

Algjeri, mbi 230 viktima pas rrëzimit të avionit luftarak

Algjeri, mbi 230 viktima pas rrëzimit të avionit luftarak

Një avion luftarak është rrëzuar në Algjeri, duke shkaktuar vdekjen e mbi 230 personave.

Avioni ishte duke transportuar dhjetëra ushtarë dhe pajisje luftarake, në momentin kur u regjistrua aksidenti ajror, rreth orës 8 të mëngjesit me atë lokale.

Pamjet e para të dëshmitarëve treguan një re të dendur tymi që u ngrit në qiell nga zona pranë pistës së fluturimit.


Të paktën 14 ambulanca dhe 10 zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa dhjetëra trupa u nxorën nga ajo që kishte mbetur prej avionit luftarak, sipas raportimeve lokale.

Të gjitha rrugët drejt aeroportit u mbyllën për t’iu lejuar shërbimeve të emergjencës të gjithë hapësirën e mundshme për misionin e dëshpëruar të shpëtimit të ndonjë të mbijetuari të mundshëm.

Megjithatë, një burim i ushtrisë algjeriane i tha rrjetit televiziv “Al-Hadath” se nuk kishte të mbijetuar.

Avioni i përfshirë në këtë tragjedi ajrore ishte një “Ilyushin Il-78” dhe sapo ishte ngritur në fluturim nga baza ajrore “Boufarik”. /kp/Telegrafi/