Demokracia në Shqipëri nuk pati ndonjë përparim gjatë vitit 2017, pasi “çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas”.
Raporti i radhës i Freedom House e rendit vendin tonë sërish në kategorinë e shteteve me demokraci në tranzicion apo regjim hibrid, ndonëse ka shënuar një ngritje të lehtë në pikët e përgjithshme, falë zgjedhjeve të fundit që u zhvilluan të qeta. Përmbledhja e bërë nga Zëri i Amerikës tregon se përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit u zbeh nga dyshimet se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-italian të trafikut të drogës.
E njëjta gjë ndodhi me arritjet në luftën kundër korrupsionit, të cilat, siç thuhet në dokument, u zbehën nga zgjedhja si President i Ilir Metës, “i cili shihet nga shumë qytetarë si simbol i korrupsionit” , si edhe nga “zgjedhja me një shumicë të thjeshtë në Parlamentin e Shqipërisë të Prokurores së Përkohshme me 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit”.
Zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit, për organizatën e njohur ndërkombëtare, shënuan progres duke qenë se ofruan garanci të gjera për opozitën, e pikërisht bëri që indeksi i demokracisë të përmirësohej krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, bllokimi politik mes opozitës dhe qeverisë gjatë katër muajve të parë të vitit 2017 e vuri në rrezik procesin zgjedhor.
Bojkotimi i Parlamentit nga Partia Demokratike gjatë katër muajve të parë të 2017-s e frenoi reformën e Kodit Zgjedhor që ishte rekomanduar nga OSBE/ODIHR-i e problemet vazhduan me refuzimin e saj për të emëruar përfaqësuesit e vet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ky bojkotim dëmtoi edhe reformën në drejtësi me vonesat që shkaktoi.
Në raport theksohet se media vazhdon të vuajë nga autocensura dhe lidhjet e ngushta mes politikës, biznesit dhe medias.
Freedom House bën dhe një prognozë për vitin 2018: ajo paraqet sipas saj një mundësi për përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri, por edhe rrezikun e autoritarizmit. Me një shumicë të gjerë, Partia Socialiste në pushtet dhe kryeministri i saj kanë një shans të vërtetë për të kryer reforma të rëndësishme, që kanë mundësinë të ulin korrupsionin në sistemin gjyqësor dhe ryshfetet në administratën publike dhe njëkohësisht të përmirësojnë qeverisjen e mirë. Nga ana tjetër, kontrolli i plotë që ka kryeministri Edi Rama mbi Partinë Socialiste dhe shumica e konsiderueshme që ai ka në Parlament, e kombinuar me një kontroll të fortë mbi ekzekutivin, mund t’u hapë rrugën prirjeve autoritare që mund t’i vendosin institucionet shtetërore nën kontrollin e kryeministrit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025