Robert Guest
Shkova në qytetin turk që qeveria atje e sheh si “djep terrorizmi” dhe një mysliman më vuri tehun e mprehtë në fyt. “Mbështete kokën dhe rri i qetë”, më tha.
Çuditërisht, u mbështeta i qetë. Ku ka më mirë se një rruajtje me metodat e vjetra për një udhëtar të lodhur e të pluhurosur! Një brisk i mprehtë në duart e një berberi me përvojë mund ta kthejë edhe shëmtinë e një mjekre katërditore në diçka të paraqitshme. Veç kësaj, në një vend ku informacioni është i kufizuar, berberët janë burim i shkëlqyer për thashetheme.
Berberi im, të cilin po e quaj Azad, jeton në Dijarbakir, kryeqyteti jozyrtar i pjesës kurde të Turqisë. Është qytet i bukur, i lashtë, i famshëm për punimet e stolive prej floriri. Është sunduar me radhë nga romakët, persët, arabët dhe otomanët, por për historinë e kohëve të fundit është e vështirë të flasësh lirshëm. Në fakt, banorët nuk gjejnë asgjë kur kërkojnë emrin e qytetit të tyre në Wikipedia, sepse faqja është bllokuar.
Në fund të vitit 2015 dhe në fillim të 2016-ës, një grupim rebel i quajtur “Partia e Punëtorëve të Kurdistanit” (PKK) pushtoi qendrën e lashtë të Dijarbakirit, zonën e quajtur Sur. Ata arritën të fusin armë, pastaj hapën llogore, ngritën barrikada dhe shpallën autonominë e enklavës.
Ishte veprim i nxituar. Ushtria turke e rrethoi Surin dhe shkatërroi një pjesë të qytetit me artileri të rëndë. Mbeturinat e rrënojave u mblodhën mbi kamionë dhe u shkarkuan në brigjet e lumit Tigris, bashkë me copa kufomash. Grupet e të drejtave të njeriut mendojnë se të vdekurit kanë qenë me qindra.
Azadi nuk u ndie gjatë luftimeve dhe dyqani i tij mbijetoi. Por, rebelimi i pafat kurd nuk e la pa telashe. Në verën e vitit 2016, një pjesë e ushtrisë turke organizoi një grusht shteti. Avionët e forcave ajrore bombarduan Parlamentin dhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan i shpëtoi vdekjes për pak. Grushti u shtyp shumë shpejt dhe hakmarrja e Erdoganit erdhi e menjëhershme, pa pyetur se kë merrte përpara. Rreh 160,000 turq u arrestuan ose u pushuan nga puna, të akuzuar se e kishin mbështetur grushtin. Shumë prej tyre janë të pafajshëm.
Azadi bëri shkumë me një furçë të butë, e vendosi sipër një shiriti lëkure dhe nisi ta shtrojë ngadalë mbi fytyrën time. Pastaj nisi të ma pastrojë fytyrën nga qimet me mjeshtërinë e një samuraji që qëron lëkurën e një pjeshke me shpatë. Shkumën e fshinte pas një copëze letre. Duart i lëvizte plot siguri, por zëri i dridhej.
Pas ngjarjeve të grushtit të shtetit, atij i kishin arrestuar djalin. Kur kishte qenë adoleshent, djali kishte vazhduar një shkollë të menaxhuar nga Gylenistët, lëvizja islamike që akuzohet nga qeveria për grushtin e shtetit. Kjo ishte e vetmja provë që kishte policia kundër tij, por dilte dhe tepronte.
Azadi ishte përpjekur me dëshpërim që të merrte informacion për të birin, por pa përgjigje. Vetëm pasi i biri kaloi më shumë se një vit prapa hekurave, dikush arriti në përfundimin që djali i tij nuk ishte i rrezikshëm.
“Çdo ditë na duket si festë në shtëpi, që kur është kthyer djali”, tha Azadi.
Pothuajse çdo person në Turqi e njeh dikë që është burgosur ose pushuar nga puna. Vetëm 10 vite më parë, ky vend dukej si një demokraci e qëndrueshme, një kandidat i mundshëm për t’u bashkuar me BE-në, por sot po zhytet në diktaturë. Si gjithë autokratët e tjerë, edhe Erdogani ka nevojë për “djaj” që duhen fajësuar për gjithçka. Kjo gjë nervozon sidomos kurdët, një pakicë e persekutuar prej kohësh.
Ushtria turke marshoi në Siri, në fqinjin e shkatërruar, për të shtypur degët e PKK-s që luftuan kundër Shtetit Islamik (ISIS) me mbështetje ajrore nga forcat amerikane. Erdogani nuk i lejon dot kurdët që të krijojnë një shtet të vogël brenda Sirisë, pasi kjo do të frymëzonte edhe kurdët e Turqisë. Televizionet turke trumbetojnë çdo ditë fitoret e njëpasnjëshme të ushtrisë kundër “terroristëve” kurdë.
E pyeta Azadin se ç’mendonte për presidentin turk. Ai më qëlloi lehtë faqet, që të përhapte një kolonjë limoni aq të fortë sa më shpoi hundët e më nxori lot nga sytë.
Pastaj më befasoi dhe tha se Erdogani ishte udhëheqës i madh dhe që kishte shpëtuar Turqinë nga pushtimi i ushtarakëve.
Për keqtrajtimin e të birit nuk qortonte Erdoganin, por “shtetin”, oborrtarët e këqij të sulltanit (dhe këto mendime i mban për vete, sepse nuk pëlqehen shumë nëpër Dijarbakir.). Ai e lëvdoi Erdoganin për mbështetjen që i jepte fesë, e cila kishte qenë shtypur nga qeveritë e mëparshme.
“Për mua ka rëndësi që vajza ime të mbajë shami”, tha ai.
Jo shumë larg nga dyqani i Azadit, shkova dhe u ngjita në muret rrethuese të qytetit të Dijarbakirit. Një tabelë e vendosur nga policia i këshillonte njerëzit të mos ngjiteshin lart. Siç dëgjova, dikush kishte rënë nga muri teksa bënte foto “selfie”. Megjithatë, shumë kurdë ngjiten çdo ditë në majë të mureve për të parë më mirë Surin, vendin ku PKK u mbajt e rrethuar. Aty ku më parë ndodhej një lagje e lashtë, sot është një kantier i sheshuar. Qeveria po ndërton një pallat banimi sipër rrënojave. /The Economist -1843 Magazine/Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania