LAJMI I FUNDIT:

Tropojë, vritet me automatik bariu 25 vjeçar

Tropojë, vritet me automatik bariu 25 vjeçar

Një 25 vjeçar është vrarë me armë zjarri në malin e fshatit Luzhë të Tropojës.

Viktima është shtetasi me inicialet R.A.
Policia thotë se 25 vjeçari, i cili po kulloste bagëtitë, është vrarë me automatik për motive të ulëta nga 23 vjeçari S.R, shkruan tch.

Autori i krimit është kapur nga policia në Qafë-Luzhë.


Grupi hetimor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.