Fatmir Salihu
Kosova po hynë në dekadën e dytë prej shpalljes së pavarësisë. Logjika thotë se me kalimin e kohës, shteti do të duhej të forcohej dhe të ishte më mirë se ka qenë para shpalljes së pavarësisë. Pritjet ishin se çdo vit shteti do të përmirësohej në krahasim me vitin paraprak. Por, fatkeqësisht, nuk është kështu – dhe kjo për shumë arsye.
Në vitet e fundit jemi dëshmitar të një dekadence totale në Kosovë, dhe atë në të gjitha fushat e jetës – qytetarët e Kosovës e dinë më së miri këtë rënie – ata e përjetojnë këtë në lëkurën e tyre.
Më i dhimbshëm dhe shumë dëshpëruese është fakti se në raport me Serbinë jemi duke bërë hapa tmerrësisht prapa dhe jemi duke humbur terren që vështirë se do të mund të kompensohet në të ardhmen. Bisedimet teknike që i quante Thaçi, tani më janë shndërruar në bisedime të thella politike, duke rrezikuar kështu gjithë pavarësinë e Kosovës sipas planit të Ahtisaarit – edhe ashtu proces jo shumë favorshëm për ne.
Se kjo dekadencë nuk ka të ndalur, tregojnë edhe ultimatumet e kohëve të fundit nga BE. Gjuha e përdorur nga zyrtarë të BE është e frikshme dhe shumë e njëanshme. Në horizont shihet qartë tendenca për të mos-kuptuar Kosovën dhe mirëkuptuar Serbinë. Për BE fakti që një zyrtar Serb thyen rregullat e paracaktuara për hyrjen e zyrtarëve serb në Kosovë nuk është problem, për ta çështje serioze është intervenimi i policisë së Kosovës. Fakti qe zyrtarët serb thyejnë marrëveshjet e arritura nën hundën e BE nuk duket të jetë problem për ta. Duket se gradualisht po hymë në një trajektore rënëse ku rënia me shpejtësi të madhe duket se do të jete e fortë – dhe e dhimbshme.
Elita politike në Kosovë assesi të kuptoj se Brukseli nuk është më si ka qenë më herët, strukturat politike në kryeqytetet evropiane kanë ndryshuar rrënjësisht, Britania e Madhe nuk është më pjesë e BE, dhe as SHBA-të nuk kanë më qëndrimet e mëhershme. Harta gjeopolitike po ndryshon me të madhe. Duket se politika ne Kosovë jo që nuk do – por nuk ka as kapacitet të kuptojë këto ndryshime dhe të reagojë sipas situatës së re të krijuar.
Nga ana tjetër, Serbia shumë mirë është duke kapitalizuar këtë ndryshim në favor të sajin. Është e dhimbshme kur sheh se reliktet e kohës së Millosheviqit janë duke fituar terren në raport me Kosovën. Mirëkuptimi i tyre nga ana e BE është i dhimbshëm, aq më tepër kur dihet botërisht se shumica e tyre i kanë duart e lara me gjak. Tani përjetojmë kohën kur viktima qortohet ndërsa agresori shpërblehet.
Ndonëse një frymë ndryshe po vjen nga Brukseli – dhe kjo vërehet me të madhe, megjithatë BE nuk është fajtori kryesor për këtë ndryshim radikal karshi nesh. Fajin kryekëput e ka elita politike kosovare e cila nuk është e përgatitur as minimalisht për tu ballafaquar me Serbinë, e lëre më me BE.
Rezultatet e bisedimeve të deritashme dhe koncesionet e shumta vërtetojnë një gjë të tillë katërçipërisht. Kjo qasje duhet të ndryshoj, edhe pse tani mund të jetë shumë vonë. Sinjalet për ndonjë ndryshim eventual pozitiv nuk duken.
Arsyen pse kemi ardhur në këtë gjendje më së miri e gjejmë në librin “ Pse dështojnë kombet”, shkruar nga Acemoglu dhe Robinson. Citati në vijim duket se është shkruar enkas për Kosovën.
“……Vendet rriten kur ato vënë në vend institucionet e duhura politike pro rritjes dhe ato dështojnë – shpesh në mënyrë spektakolare – kur ato institucione ngurtësohen ose dështojnë të përshtaten. Njerëzit e fuqishëm gjithmonë dhe gjithkund synojnë të arrijnë kontrollin e plotë mbi qeverinë, duke minuar progresin më të gjerë shoqëror për shkak të lakmisë së tyre. Mbani ata njerëz nën kontroll me anë të demokracisë efektive ose shikojeni kombin tuaj duke dështuar”.
Elita politike në Kosovë qartazi nuk ka qenë e përgatitur për shtet ndërtim. Ajo më shumë ka qenë e interesuar të gllabërojë se sa të rris mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe ta funksionalizoj shtetin. Ajo nuk është e përgatitur as për proceset e rrezikshme në të cilat po hyjmë apo pritet të hyjmë. Si e tillë ajo duhet të shkojë.
Kështu më nuk shkon. Shqiptarët më në fund duhet të bëjnë zgjedhjen e duhur, përndryshe mundi dhe sakrifica e tyre e deritashme mund të shumëzohen me zero. Shqiptarët e Kosovës nuk mund të përballojnë kriza të njëpasnjëshme!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania