Bash si edhe pranvera, edhe ata fusin në jetën tonë dritë dhe ngrohtësi.
Fëmijët e lindur në prill janë ëndërrimtarë të vërtetë, kanë shpirt romantik të cilët shpesh harlisen në botën e imagjinatës, mirëpo kur u kthehen guximit dhe shkathtësive të tyre askush nuk mund t’i mohojë!
Prilli ka qenë muaji i dytë në kalendarin romak. Vetëm ai i cili në jetën e vet ka fëmijë të lindur në prill e di se sa është e sinqertë dhe e fuqishme dashuria e tyre, por edhe shpirti i pastër!
Ky është muaji i festave të mëdha me të cilat është shënuar fillimi i vitit të ri, transmeton Telegrafi.
Shikoni se çka i karakterizon personat e lindur në muajin prill:
1. Personat e lindur në prill e kanë shumë të zhvilluar intuitën, janë inteligjentë dhe i njohin mirë karakteret. Dëshirojnë t’i vështrojnë dhe t’i vlerësojnë njerëzit e tjerë, ndërsa është e vështirë t’i mashtrosh.
2. Janë jashtëzakonisht kreativë dhe imagjinues, kanë të shprehur “linjën” artistike. Dallohen në artin figurativ dhe në dizajn, posaçërisht janë të talentuar për muzikë. Hulumtimet kanë treguar që më së shumti këngëtarë dhe muzikantë ka midis të lindurve në muajin prill.
3. Kanë shpirt të madh dhe janë të ndjeshëm, prandaj joshin njerëzit e tjerë dhe janë të adhuruar në shoqëri. Janë besnikë dhe shpesh të tjerët gjejnë ngushëllim te ta.
4. Edhe pse gjenden mirë në shoqëri, personat e lindur në prill janë të tërhequr dhe misteriozë kur është fjala për jetën e tyre private. Dëshirojnë të ëndërrojnë në vetmi, në qetësi dhe në paqe, andaj shmangin vendet e zhurmshme dhe tollovitë.
5. Janë besnikë dhe shumë të përkushtuar ndaj atyre që i duan, prandaj do t’u qëndrojnë në krah edhe në momentet më të vështira jetësore.
6. Janë shumë të përshtatshëm, prandaj dinë të gjenden edhe në situatat “e pamundshme”. Janë guximtarë, energjikë dhe të aftë të bëjnë shumë punë përnjëherë.
7. Dëshirojnë të udhëtojnë, prandaj kënaqen me gjëra të reja dhe interesante, andaj u përshtaten ndërrimi i ambientit dhe qëndrimi në natyrë.
8. Kanë qasje filozofike ndaj jetës dhe me kujdes analizojnë botën përreth vetes. Mendojnë me kokën e vet prandaj nuk bien në ndikim të të tjerëve.
9. Janë pozitivë dhe plot elan dhe vrull, entuziazmi i tyre është “infektues”. Përhapin gëzim kudo që gjenden dhe dinë të buzëqeshin edhe në momentet më të vështira.
10. Afshi i tyre shpesh i çon në situata dramatike, të çuditshme dhe janë të prirë të marrin vendime të shpejta. Janë hakmarrës të mëdhenj nëse dikush e keqpërdor besimin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Të gjithë do të donin të kalonin nëpër kryqëzim, por kush do të kalojë i fundit?
Nuk është vonë për të mbjellë lule!
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak