Abu Tharir nga Kerala e Indisë, ka elektricitet aq të lartë në trup, sa që i mundëson të ‘ndezë llamba’ vetëm duke i prekur me lëkurë.
Këtë ‘talent’ nëntëvjeçari e zbuloi, kur babai tij elektricist e solli në shtëpi një poç dhe ai nisi ta vinte në duar dhe këmbë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë mund të shihni atë, teksa ndezë llambën vetëm duke e prekur, por jo gjithçka është ashtu siç duket. Në video, nuk shihet asnjëherë tërë trupi i Tharir, duke nxitur spekulime, se llamba mund të aktivizohet në ndonjë burim energjie, që fshihet prej kuadrit të kamerës.
Megjithatë, familjarët e tij pretendojnë se do ta vënë ata para publikut, për të shuar spekulimet, se ka ndonjë dredhi, ndërsa pretendojnë se ai ka elektricitet të lartë.
Kohë më parë, ka pasur raste që njerëzit kanë shfaqur momente të lirimit të elektricitetit të tepërt, por kjo ishte në masa shumë më të vogla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U hodh nga jahti dhe ra mbi balenën, burri nga Zelanda e Re dënohet me 600 dollarë
Po udhëtonte me veturë me shpejtësi prej 126 kilometra dhe rregullonte kubin e Rubikut – policia spanjolle publikon pamjet
Dasmë unike, çifti martohet në malin me borë të Zvicrës me mbi dy mijë metra lartësi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251