Kryetari i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Ymer Havolli, ka bërë me dije se numri i kontribuuesve aktivë në këtë fond po rritet. Ai ka treguar se Trusti ka në menaxhim rreth 1.64 miliard euro.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”, ai ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet ky institucion.
“Më 28 shkurt të këtij viti numri i kontribuuesve aktivë ishte 234 878, ndërsa në të njëjtën datë të një viti më parë ky numër ishte 222 543. Megjithatë, duhet të kihet parasysh se në tremujorin e parë historikisht ka ndodhur që numri i kontribuuesve aktivë të jetë më i ulët sesa në tremujorët vijues. Kjo lidhet kryesisht me mënyrën e raportimit që punëdhënësit bëjnë në ATK”, ka thënë Havolli.
Ai ka deklaruar se sfidë e vazhdueshme e Trustit është ruajtja dhe rritja e vlerës së kontributeve pensionale nën menaxhim.
Havolli ka treguar se deri më tani ky institucion ia ka dalë me sukses që të përballet me këtë sfidë pasi, sipas tij, vetëm nga viti 2009 e këtej është arritur që rreth 360 milionë euro bruto të kthehen nga investimet.
“Sfida të tjera aktualisht Trusti nuk ka, pasi në operimet ditore asnjëherë nuk kemi pasur ndonjë telash a pengesë të pamenaxhueshme. Ky institucion mbikëqyret rreptë nga Kuvendi i Kosovës, BQK-ja, Auditori i Jashtëm dhe ai i Brendshëm, dhe deri më tani nga këto mbikëqyrje nuk ka pasur gjetje që sinjalizojnë çfarëdo problemi të rënies ndesh me legjislacionin apo rregulloret në fuqi”, është shprehur Havolli.
Ai u është përgjigjur edhe kritikave të deputetëve për këtë institucion dhe rekomandimeve që Komisioni për Buxhet dhe Financa i ka bërë në lidhje me pagat, shtesat dhe kompensimet e tjera të të punësuarve dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të FKPK-së.
“Bordi Drejtues ka formuar një komision ad-hoc i cili nga çdo aspekt, para së gjithash nga aspekti ligjor, strategjik e praktik, do t’i analizojë me kujdes mundësitë, përfitimet dhe pasojat e implementimit të rekomandimeve të Komisionit për Buxhet dhe Financa. Duhet të mos harrojmë e as anashkaluar se sa i përket aspektit profesional dhe ekspertizës brenda Trustit, flasin vetë rezultatet prej 400 milionë eurosh kthim pozitiv prej themelimit të institucionit”, është shprehur Havolli. /Epoka e Re /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës