Shumë qytetarë morën pjesë në meshën e ditës së Pashkëve në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, që për mesazh ka pasur paqen në mes njerëzve.
Don Fatmir Koliqi, e cili e udhëhoqi meshën e ditës së Pashkëve tha se mesazhi që këtë vit ipeshkvi i Kosovës ka zgjedhur është po i njëjti me mesazhin e parë të cilin Jezusi u sjellë apostujve, “paqja me ju”.
“Pas meshës së ditës së sotme që e patëm dhe mesazhi më i bukur të cilin Jezusi i ringjall na e ka dhënë është paqja me ju, ajo paqja që duhet ta kemi të brendshme, një paqe të shpirtit. Është një festë e cila të krishterët, por edhe mesazh për të gjithë njerëzit vullnet mirë që mos të kemi frik për të dhuruar paqen, për të dhuruar dashuri njëri tjetrit. Ashtu siç ishte edhe mesazhi i ipeshkvit mbrëmë që kur të na mungoj ajo dashuria e brendshme, dashuria njerëzore atëherë fillon të ndjehet një zbrastësi dhe ato zbrastësi gjithmonë mund të krijojnë shqetësime dhe ankthe tek njerëzit. Ne si kishë dëshirojmë që të ju ofrojmë të gjithëve se Jezusi është një plotësim i asaj dashurie dhe asaj paqeje të cilën shpesh herë ndoshta na mungon edhe në mesin tonë”, tha Koliqi.
Njëri nga pjesëmarrësit në meshën e Pashkëve ishte edhe David Beqiri.
Ai tha se kjo festë do të thotë ngadhënjim i dritës ndaj errësirës.
“Festa e Pashkëve është festa kryesore katolike që simbolizon ditën e ringjalljes së Zotit tonë Jezus Krishtit, është festa e ngadhënjimit të dritës ndaj errësirës, është festa e ngadhënjimit të së mirës ndaj së ligës. Po ashtu, është një festë e cila kremtohet me një traditë të gjatë ndër shqiptarë si festa më e vjetër, festa e dashurisë ku të gjithë besimtarët katolik, por edhe qytetarët e besimeve të tjera urojnë njëri tjetrin këtë festë duke ju dëshiruar mbarësi, paqe me njëri tjetrin”, tha Beqiri.
Festa e Pashkëve në Kosovë po festohet në mënyra të ndryshme. Një meshë tjetër është mbajtur edhe në Prizren në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” e udhëhequr nga imzot Dodë Gjergji.
Po sonte në Kishën “Shën Ndout” në Ulpianë mbahet një meshë tjetër ndërsa në orën 19:00 në Katedralen “Nëna Terezë” do të bëhet pritja solemne për Pashkë e organizuar nga Ipeshkvi i Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit