Michel Friedman
Kurrkush nuk e kupton që ky nuk është fillimi i urrejtjes, nga e cila ne të gjithë bashkë kërkonim të mbroheshim? Prej kohësh ne kemi arritur në qendër të antisemitizmit evropian!
Shembuj ka sa të duash: Parisi, ku një e mbijetuar e Holokaustit u vra në mënyrë shtazarake, sepse ishte e besimit hebre. Britania e Madhe, ku partia laburiste po tronditet nga skandalet antisemitiste dhe kryetari nuk bën asgjë kundër. Hungaria, ku kryeministri Orbán po flet me përçartje për një gjoja konspiracion të hebreit George Soros. Polonia, e cila po mundohet shumë për t’u paraqitur si qengj i pafajshëm sa i përket antisemitizmit, si gjatë Holokaustit ashtu edhe pas tij e deri në ditët e sotme. Austria, ku ekstremizmi i djathtë ka mbërritur të bëjë dëme deri në qeveri dhe ku kancelari Kurz, për shkak të hesapeve që bën për të mbajtur pushtetin e ka bërë antizemitizmin të pranueshëm. Me sa duket antisemitizmi po legjitimohet sërish dhe po legalizohet nëpërmjet zgjedhjeve.
Po – edhe në Gjermani. Prej dekadash këtu shkollat e hebrenjve, kopshtet e fëmijëve dhe qendrat e komunitetit hebre duhet të ruhen prej rreziqeve, që vijnë prej nazistëve të vjetër dhe të rinj. Politikanë të AfD-së e quajnë Monumentin e Holokaustit “monument turpi” dhe duan që të rishkruajnë kulturën e kujtesës. Dhe kjo AfD, një parti ekstremiste e djathtë që përdor parulla ekstremiste të djathta dhe antisemite, është zgjedhur për herë të parë në parlament.
Në çdo fundjavë në ndeshjet e futbollit lojtarët e një skuadre shajnë lojtarët e skuadrës kundërshtare si “çifut”- dhe kurrkujt nuk i dhemb veshi për këtë. Barsoleta me hebrenj tregohen po ashtu, dhe megjithëse nuk të bëjnë për të qeshur njerëzit qeshin. Dhe kurrkujt nuk i bën kjo përshtypje. Varrezat hebreje dëmtohen herë pas here. Në internet lëshohet urrejtje, përçmim dhe nënvleftësim shpirtëror.
Nuk durohet më!
Jo vetëm në botën digjitale, por edhe në atë reale përjetohet urrejtje e pakëndshme, e paturpshme njerëzore, prej dekadash. Antisemitizmi strukturor, i përditshëm është bërë i zakonshëm. Dhe pikërisht kjo është më e keqja: Asgjë nuk na e prish më qetësinë. Ne kemi mbyllur veshët e nuk duam të dëgjojmë. Ne jemi mësuar me spiralen e përditshme të eksitimit nga lajmet e medieve. Por, meqenëse nuk reagojmë ndaj provokimeve, ne kthehemi vetë në bashkëpunëtorë, kolaboracionistë.
Mjaft!
E vërtetë është po ashtu se ka vite që në skenën e ekstremizmit si të djathtë edhe të majtë në Evropën që urren hebrenjtë është duke ardhur një lloj antisemitizmi prej pjesëve radikale të botës myslimane. Ai drejtohet kundër Izraelit, por ashpërsia e tij dhe dhuna e tij prek gjithë hebrenjtë, pavarësisht ku jetojnë ata. Prej vitesh bëhen paralajmërime për këtë zhvillim. Prej vitesh të prekurit tregojnë për përvojat e tyre në shkollat gjermane dhe reaksionet e dobëta të njerëzve përgjegjës.
Prej vitesh po përjetohet agresion i hapur në pjesë të vogla, por gjithnjë e më shumë në rritje, të komunitetit mysliman në Gjermani. Prej dekadash shteti gjerman shikon pa ndërhyrë se si të rinjtë ndikohen prej imamëve agresivë dhe armiq të demokracisë nga Arabia Saudite dhe Turqia, dhe bën si e befasuar kur pikërisht këta të rinj radikalizohen.
Edhe një pjesë e refugjatëve janë kundër hebrenjve. Ata vijnë prej diktaturave arabe, që e kanë bindur popullsinë e vet se Izraeli dhe hebrenjtë duhen urryer. Ky është një lloj shpjegimi, por jo justifikimi.
Nuk po flasim për solidaritet me hebrenjtë, por për angazhim të të gjithëve dhe të çdo gjëje që është pjesë e këtij vendi. Çfarë duhet të ndodhë ende, që të fillojë veprimi? Shumë fjalime të natyrës “të mos ndodhë kurrë më” dhe “ruajuni që nga fillimi ”nuk është nevoja të mbahen më ditën e diele, kur nga e hëna deri të shtunën ai që mban fjalimin ka parë pa ndërhyrë se si po ndryshon Gjermania?
Ata që janë antisemitë përçmojnë demokracinë, pluralizmin, lirinë, emancipimin dhe iluminizmin.
A na interesojnë vërtet këto vlera? A i mbrojmë ato me mendje dhe zemër? Apo dëgjohet vetëm zhurma e atyre që nxisin urrejtjen sepse të tjerët flasin me zë të ulët?
Unë nuk i shkruaj këto rreshta se jam hebre, por sepse jam njeri. Një njeri si të gjithë ju, që jeni duke i lexuar këto rreshta. Sepse jam i shqetësuar. Edhe për ju.
Mjaft më!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Në platformën e-Kosova lansohet shërbimi i ri, qytetarët e rajonit të Prishtinës mund të paguajnë faturat për mbeturina

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania