Vendimi i Edi Ramës për të goditur me një nga taksat më të larta të rajonit udhëtarët e Rrugës së Kombit, është një akt i pastër imoral. Jo vetëm për faktin që ashtu sikurse pretendon gjithkush, ai ngre një mur të ri mes Shqipërisë dhe Kosovës. Jo vetëm për debatin zhurmëmadh të prishtinalive të etur për det. Jo vetëm për protestën e shoferëve të mauneve që u rritet ndjeshëm çmimi i mallrave që transportojnë në të dyja anët.
Ai është një akt i pastër talljeje me gjithë qytetarët shqiptarë.
Sidomos i tillë është argumenti që po përmendet gjithnjë e më shpesh nën tryezë, se Rilindja trashëgoi nga Berisha një “rrugë pa rrugë”, me ura të papërfunduara dhe me korsi të shqyera dhe prandaj duhet të paguajnë qytetarët që ajo të bëhet me standarde perëndimore.
Për mangësitë e rrugës nuk ka dyshim: është një gjë që e ka parë gjithkush.
Po ashtu, gjithkush ka dëgjuar, për një dekadë me radhë retorikën socialiste për 230 milionë dollarët që u vodhën nga dyshja Berisha-Basha për ndërtimin e kësaj vepre.
Sa herë në këto vite na janë shurdhuar veshët duke folur për vjedhjen e shekullit, për Lulzim Bashën që e mbylli këtë proces me procedurë, për paratë që përfunduan për lobim në SHBA, apo te miku turk i Berishës – pronari miliarder i Enkës.
Pra, gjatë gjithë periudhës së qeverisë së shkuar, por edhe sot në pushtet, sa herë kanë nevojë, Rama dhe socialistët i mbahen së njëjtës tezë: autostrada e kombit mbeti si “rrugë pa rrugë” sepse ajo ra pre e një kusarie kolosale.
Ata vazhdojnë t’i qëndrojnë kësaj ideje edhe tani që kanë pesë vite në pushtet, që kanë kryer reformën në drejtësi dhe që kanë rrëmbyer prokuroren e tyre.
Por, pavarësisht nga këto, pavarësisht nga fakti se e pranojnë se qytetarët qenkëshin vjedhur njëherë, ata kanë arritur në përfundimin se ata duhet të paguajnë sërish.
Dhe, pikërisht këtu qëndron imoraliteti skandaloz i kësaj takse të lartë. Sepse përveçse i rëndë ekonomikisht dhe i papërligjur rajonalisht, ai sanksionon një parim pervers: sa herë që vjedhin pushtetarët, duhet të rifusin dorën në xhep qytetarët.
Prandaj, ky çmim skandaloz (10 euro vajtje-ardhje) duhet kundërshtuar. Sepse nëse e pranojmë sot parimin e vjedhjes së dyfishtë, kjo hisori nuk do të ndalojë më kurrë. Nëse kryeministri po u thotë sot shqiptarëve, paguani sërish për rrugën se iu vodhi Berisha, ai që do ta zëvendësojë atë nesër, nuk do të ketë më frikë të përdorë të njëjtën logjikë: shkundni xhepat për check-up, dializën, dhe analizat laboratorike se paratë e koncesioneve të para i përpiu Edi Rama.
Prandaj, kjo taksë imorale nuk duhet refuzuar as si kosovar dhe as si kuksian, as si shofer dhe as si pasagjer, as si tregtar mallrash dhe as si konsumator, por thjesht si qytetar që nuk do të nëpërkëmbet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë