Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, deklaroi sot se Kosova dhe institucionet e saj, sidomos ato të drejtësisë, e kanë për obligim ta kthejnë besimin e qytetarëve duke shënuar rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Shoqëria civile në anën tjetër nuk ka për detyrë të kthejë besimin e qytetarëve në organet e drejtësisë, nuk është në kompetencën e tyre, ata janë për të monitoruar, për të bërë jehonë e zërit të qytetarëve edhe për të ofruar sugjerime por struktura shtetërore si Këshilli Gjyqësor edhe Prokurorial edhe të tjerët kanë për detyrë dhe obligim ligjor të bëjnë një gjë të tillë”, tha diplomati britanik.
Ai këto komente i bëri në tryezën “Luftimi i korrupsionit pa kontroll të gjyqësorit”, organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Kosovë dhe NED, me ç’rast u publikua raporti “Luftimi i korrupsionit pa kontroll të gjyqësorit: Persekutimi dhe amnistia e përligjur në emër të korrupsionit”.
Raporti është rezultat i monitorimit të trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor dhe institucione e tjera të zbatimit të ligjit.
Ambasadori O’Connell tha se nuk ka luftim të korrupsionit të lartë dhe se është bërë fenomen që rastet që shkojnë në gjykatë, mbyllen direkt në mungesë të provave ose ka raste kur edhe pse ka prova nuk shkojnë fare në gjykatë, pasi mbyllen nga prokurori.
“Kjo është shqetësuese për zgjidh rastet e korrupsionit, policët, zyrtarët, gjyqtaret e ndershëm që të denoncojnë korrupsionin. Ne si Ambasadë britanike kemi përkrahur IKD-në, për të bërë monitorimin e jashtëm të pavarur dhe profesional. Edhe Ju edhe ne kemi parë rezultate konkrete të këtij monitorimi. IKD ka ndikuar për ta rritur transparencën dhe llogaridhënien e sistemit prokurorial dhe gjyqësor. Si rezultat i gjetjeve të monitorimit sistematik janë identifikuar shkeljet ligjore të prokurorëve dhe gjykatësve në trajtimin e rasteve të korrupsionit, si rezultat i kësaj, Zyra e Prokurorit Disiplinor ka iniciuar mbi 500 raste të hetimeve preliminare”, ka thënë diplomati britanik.
Ambasadori O’Connell ka thënë se presin që organet e drejtësisë të jenë transparente ndaj publikut, pasi transparenca është mënyra më e mirë për luftimin e korrupsionit.
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, tha se gjetjet e monitorimit sistematik të IKD-së dëshmojnë se në fazën parapenale dhe fazën e hetimit penal nuk ka kontroll të gjyqësorit.
“Si rezultat i kësaj, në njërën anë mijëra qytetarë padrejtësisht janë persekutuar me dekada duke u mbajtur në evidenca penale. Në anën tjetër, janë amnistuar qindra të dyshuar për vepra penale edhe të korrupsionit, për shkak të mungesës së kontrollit gjyqësor. Urgjentisht duhet të adresohet çështja e pushtetit diskrecional të prokurorëve, e cila po vërtetohet se po keqpërdoret dhe këtu gjendet edhe një prej arsyeve të mungesës së rezultateve në luftimin e korrupsionit të profilit të lartë”, ka thënë ai.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, tha se është e vërtetë që ka hedhje të madhe të kallëzimeve penale dhe se AKK e ka pasur vazhdimisht këtë problem me prokuroritë.
Ai tha se gjatë vitit 2017 kanë mbajtur shumë takime me prokuroritë dhe se ka përmirësime në këtë drejtim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025