LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon bashkëpunimi mes Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë dhe FSK-së

Vazhdon bashkëpunimi mes Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë dhe FSK-së

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan sot amendamentin e Marrëveshjes Bilaterale të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për FSK-në dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, të nënshkruar në vitin 2009.

Ministri Berisha shprehu mirënjohjen për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe qeverisë së saj si partner strategjik i Kosovës, për përkrahje gjatë gjithë procesit historik të lirisë, pavarësisë dhe tani në synimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

Ministri i FSK-së e theksoi rolin kyç të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të FSK-së për shkollime, trajnime dhe ushtrime fushore.


Berisha përmendi kontributin në rrafshin diplomatik e këshillues përmes ushtarakëve dhe personelit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në, duke përfshirë edhe këshilltarin bilateral në ministri e gjithashtu edhe atasheun e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut në Republikën e Kosovës.

Ambasadori O’Connel  përgëzoi ministrin Berisha për angazhimin dhe sukseset konkrete të FSK-së, sidomos për suksesin e treguar në integrimin e komuniteteve jo shumicë në FSK./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori