Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Ilir Grapci, drejtori menaxhues në “Sowi Kosovo” nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga era.
Sipas një komunikate dërguar mediave nga Komuna e Mitrovicës, memorandumi parashikon që “Sowi Kosovo” , për prodhim të energjisë elektrike nga era do të ndërtojë në zonën kadastrale Selac, Parkun e Mullinjve të erës.
Në total, projektet e Sowi Kosovo konsistojnë ne 105 Wind kapacitet prodhues energjetik pas finalizimit.
Bahtiri ka thënë së nënshkrimi i këtij Memorandumi është një hap shumë i rëndësishëm për projektet për gjenerimin e energjisë elektrike.
“Komuna e Mitrovicës është e përkushtuar për realizimin e objektivave të energjisë elektrike të vendit dhe inkurajimit të një numri sa më të madh të investimeve të huaja, të cilat do të ndikojnë në rritjen e punësimit dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve “, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251