LAJMI I FUNDIT:

Konferenca e të rinjve të Ballkanit Perëndimor mbahet sot në Prishtinë

Konferenca e të rinjve të Ballkanit Perëndimor mbahet sot në Prishtinë

Si një ngjarje kryesore përgatitore për Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Londër, në korrik 2018, si dhe në mbështetje të programit për të ndërtuar shoqëri të shëndosha, Këshilli Britanik në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) organizon Konferencën e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, në Prishtinë, më 26-27 mars 2018.

Të rinjtë dhe organizatat rinore të rajonit janë të ftuara që nëpërmjet paneleve, prezantimeve dhe grupeve punuese të hartojnë një pako rekomandimesh të politikave dhe mesazheve, që do t’u paraqiten Qeverive të Ballkanit Perëndimor.

Konferenca ka në qendër të saj se si të mbështeten më së miri të rinjtë dhe organizatat rinore në këtë rajon. Ajo do të ofrojë një mundësi për të ndarë praktikat më të mira dhe reflektimet mbi politikat rinore, duke theksuar diskutimet e përbashkëta, se si të sigurohet pjesëmarrja e të rinjve të këtij rajoni në procesin e Berlinit, si hartues dhe monitorues politikash, por edhe si përfitues të tyre.


Ndër folësit e konferencës do të jetë ambasadori i Britanisë në Prishtinë, Ruairi O’Connell, drejtori i Këshillit Britanik të Ballkanit Perëndimor Clare Sears, zëvendësdrejtori i Departamentit të Ballkanit Perëndimor FCO Peter Bainbridge dhe Sekretari i Përgjithshëm RYCO, Ɖuro Blanuša.

Pothuajse 100 pjesëmarrës, do të përfshijnë kryesisht të rinjtë dhe organizatat e tyre nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Atyre do t’u bashkohen përfaqësues të organizatave dhe nismave rajonale, si edhe  partnerë kryesorë ndërkombëtarë që punojnë me dhe për të rinjtë e rajonit.

Programi “Qytetarë aktivë” u krijua për të mbështetur Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër në korrik 2018, si pjesë e Procesit të Berlinit. Disa nga temat kryesore të Procesit të Berlinit deri më tani janë fokusuar në forcimin e shoqërisë civile, sigurinë dhe fuqizimin e të rinjve.

Projekti “Qytetarët Aktivë” financohet nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe implementohet  nga Këshilli Britanik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori