Epilogu i rastit “Almiri” pritet të sillet më 2 prill në Gjykatën Themelore të Kumanovës.
Në seancën e fundit gjyqësore është e paraparë të dëgjohet fjala përfundimtare e Stevan Pavllovskit, avokatit të të akuzuarit Boban Iliq, për vdekjen e 4 vjeçarit dhe fjala përfundimtare e palës mbrojtëse të familjes Aliu. Avokati Ibrahim Bajrami thotë se tani pas rikualifikimit të lëndës, më me prioritet e kanë që Sedat Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu të lirohen nga vepra penale “dhunë” sesa do t’i shqiptohet dënimi të akuzuarit Boban Iliq. Avokati thotë se është e padrejtë heqja e akuzës “dhunë” ndaj Bojanit.
Pas rikualifikimit të lëndës, aktivisti i iniciativës “Drejtësi për Almirin”, Visar Vishka, thotë se qytetarët kanë humbur besimin në organet e drejtësisë në Kumanovë, andaj shton se nuk pritet të ndahet drejtësia dhe as që do të protestojnë të hënën e ardhshme. Aktori Vishka bën krahasimin me reagimet e shoqërisë civile për vrasjen e kafshëve dhe heshtjen e tyre për rastin “Almiri”.
Aktivisti Vishka thotë se i akuzuari Boban Iliq edhe po të marrë dënimin maksimal prej 20 vjetësh për vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, ai përsëri nuk shprehet i kënaqur sepse, sipas tij, Iliq nuk jep përgjegjësi për akuzën vrasje me paramendim.
I akuzuari Boban Iliq u arrestua më 25 qershor të vitit 2016 në ditën e shtypjes së Almirit me makinën e tij tek Ambulanca e Kumanovës. Ai u lirua nga masa e paraburgimit më 15 mars të këtij viti, pas rikualifikimit të lëndës nga Prokuroria publike dhe në momentin e parë të lirimit, para burgut të Shutkës kërcënoi ekipin e TV21. Por, avokatët thonë se i njëjti pritet të kthehet në burg, më 2 prill, në ditën kur t’i shqiptohet dënimit adekuat për veprën e kryer penale, duke vazhduar të mbetet prapa grilave në “Idrizovë”./tv21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
Clarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë zjarri janë të palogjikshme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!