LAJMI I FUNDIT:

Makinat moderne me drita shumë të shndritshme, po u shkaktojnë shoferëve tjerë probleme në shikim (Foto)

Makinat moderne me drita shumë të shndritshme, po u shkaktojnë shoferëve tjerë probleme në shikim (Foto)

Hulumtimi i fundit zbulon se makinat moderne kanë drita shumë të shndritshme, sa që po u shkaktojnë shoferëve në drejtim të kundërt, habi të përkohshme.

Afro dy e treta e shoferëve, kanë thënë se mbesin të trullosur prej dritave, qoftë edhe kur ato largohen menjëherë, transmeton Telegrafi.


Shumica prej tyre, pranojnë se iu duhet afro pesë sekonda që të nisin të shohin sërish si duhet. Kur një veturë lëvizë me 100 kilometra në orë, lëshon dritë dhe ndriçon një hapësirë prej afro 150 metrave.

Rreth 15 për qind prej 2,051 shoferëve të intervistuar, janë përfshirë në aksidente, si pasojë e verbërisë apo trullosjes prej dritave të makinës që vinte në drejtimin e kundërt.

“Intensiteti i ndriçimit te makinat moderne, është duke shkaktuar pasoja serioze të shoferët që iu shkojnë përballë”, është thënë në raport.

Konsiderohet se dritat janë avancuar shumë kohëve të fundit dhe iu lehtësojnë shikimin drejtuesve të makinave përkatëse, por janë rrezik potencial për të tjerët në trafik, kryesisht nëpër kthesa. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Të dhëna interesante: Këto thuhet se ishin automjetet më të vjedhura në Amerikë në vitin 2023?

Të dhëna interesante: Këto thuhet se ishin automjetet më të vjedhura në Amerikë në vitin 2023?

Auto
U pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista

U pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista

Auto
Furgoni i parë për kamping me energji diellore

Furgoni i parë për kamping me energji diellore

Auto
Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike

Volkswagen ka një përgjigje për rënien e shitjeve të veturave elektrike

EVs
Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!

Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!

EVs
Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Një prodhues veturash në prag të falimentimit, pronari po shet shtëpinë e tij me shpresën që të shmang më të keqen

Auto
Kalo në kategori