LAJMI I FUNDIT:

Dheu “përpiu” pompën e benzinës në Reps të Shqipërisë (Video)

Dheu “përpiu” pompën e benzinës në Reps të Shqipërisë (Video)

Për shkak të reshjeve të mëdha në ditët e fundit në Shqipëri, ka pasur rrëshqitje toke në disa vende në zonën e Repsit dhe në një rrugë dytësore, që lidhet me rrugën e kombit, ka pësuar dëme të mëdha.

Sipërfaqe të tëra të tokës kanë rrëshqitur duke  u ripozicionuar komplet në hapësira tjera.


Një rrëshqitje dheu e këtij niveli ka ndodhur edhe në një vend ku ishte e vendosur një pompë benzine, njofton Klan Kosova.

Pompa është përpirë komplet nga dheu dhe po mos të ishin cepat ngjyrë portokalli, do të dukej sikur ajo kurrë s’ishte aty.

Gjithsesi, raportohet se lëndime në njerëz nuk ka pasur.