LAJMI I FUNDIT:

Fshati më i veçantë në botë (Foto)

Fshati më i veçantë në botë (Foto)

Fshati Crespi d’Adda, në provincën Bergamo të Italisë, është i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Vendbanimi është ndërtuar kah fundi i shekullit XIX nga Cristoforo Crespi, aty ku fillimisht kishte ngritur një fabrikë moderne tekstili. Qëllimi i tij ishte të bënte punëtorët e lumtur, kështu që ua ndërtoi shtëpitë me kopshte, pastaj shkollën, spitalin, teatrin, kishën, varrezat…

Për këtë vendbanim kishte ndërtuar edhe një hidrocentral, ndaj tërë hapësira ishte e ndriçuar. Në këtë hidrocentral janë bërë disa devijime që të mbrohen edhe peshqit.


Nën udhëheqjen e familjes Crespi, për mbi 50 vite asnjë grevë e asnjë pakënaqësi sociale në këtë hapësirë nuk kishte. Fatkeqësisht, Kriza e Madhe Ekonomike e viteve ’20 e detyron këtë familje ta shesë pronën. Por, shtëpitë u mbesin punëtorëve…

Për më shumë, shikojini fotot. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!

Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!

Kulture
Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Analiza
Kalo në kategori