LAJMI I FUNDIT:

Hahn, pas takimit me Thaçin: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rruga më e mirë dhe e shpejtë për liberalizimin e vizave

Hahn, pas takimit me Thaçin: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rruga më e mirë dhe e shpejtë për liberalizimin e vizave

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Një takim i mirë me Hashim Thaçin. Ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit, një arritje e rëndësishme”.

Siç ka bërë të ditur Hahn, presidenti Thaçi i ka konfirmuar atij përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar.


“Kjo është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar tutje Hahn.

Ndërkohë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, më herët gjithashtu kishte bërë të ditur një takim të tillë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se tani është radha që Bashkimi Evropian t’i përfundojë procedurat që lëvizja e lirë e qytetarëve të ndodhë sa më shpejt që është e mundur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Kronika e Zezë
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Siguri
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?

“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?

Politikë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori