Dashuria është gjë tejet e komplikuar. Një trajtë e cila për një person mund të jetë e pa rezistueshme, për tjetrin mund të jetë tejet bezdisëse.
Veç kësaj, studimet e reja tregojnë se edhe llojet e inteligjencës te meshkujt mund të luajnë rol të rëndësishëm në atë se a do të martohen meshkujt dhe sa gjatë mund të qëndrojnë të martuar, transmeton Telegrafi.
Ekipi i studiuesve, i udhëhequr nga Jaakko Aspara, pas analizimit të të dhënave të 190,000 meshkujve, duke përfshirë nivelet e tyre të inteligjencës dhe variablat tjerë si të ardhurat dhe statusi social, ka treguar se inteligjenca luan rol në atë se a do të martohet mashkulli apo jo.
Në fakt, pikët e inteligjencës të meshkujve ishin ndarë në tri pjesë: në inteligjencë verbale; inteligjencë logjike; dhe inteligjencë numerike.
Inteligjenca verbale përfshin aftësinë për ta përdorur dhe kuptuar gjuhën, si dhe për ta shfrytëzuar atë në zgjidhjen e problemeve.
Inteligjenca logjike përfshin aftësinë e të kuptuarit dhe zgjidhurit problemet komplekse, ndërkaq inteligjenca numerike ka të bëjë më shumë me matematikë.
Kështu, në fund shkencëtarët konstatuan se meshkujt e rinj me inteligjencë të lartë janë më të prirë të martohen në të ardhmen, përderisa ata me nivele më të larta të inteligjencës verbale kishin pasur shanse edhe më të mëdha për t’u kurorëzuar.
Vlen të ceket se në martesë luan rol edhe pasuria, sepse shkencëtarët thonë që meshkujt e pasur janë më të prirë të martohen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFemrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
Pse duhet të mbajmë folien plastike në frigorifer?
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'