LAJMI I FUNDIT:

Kujdes! Gjendet bombë e pashpërthyer në Gërmi, e luftës së fundit në Kosovë

Kujdes! Gjendet bombë e pashpërthyer në Gërmi, e luftës së fundit në Kosovë

Ndonëse kanë kaluar 19 vjet nga mbarimi i luftës, mjetet e pashpërthyera ende paraqesin rrezik për qytetarët.

Edhe pse për vite me radhë KFORI dhe FSK-ja, kanë punuar për çminimin e zonave të minuara, që nga përfundimi i luftës nga minat kanë humbur jetën mbi 100 persona.


Së fundi një qytetar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një fotografi të një mjeti të pa shpërthyer në shëtitoren e Gërmisë.

Siç duket nga fotogarfia, mjeti duket të jetë i luftës së fundit në Kosovë.

“Dje të “Koshat” në Germi, duke u shëtitur me fëmijë, e gjetëm të zbuluar, si duket këtë mjet të pashpërthyer. I lajmërova edhe policinë të cilët erdhën menjëherë dhe u morën në mënyrë shumë profesionale me rastin. Të keni kujdes të gjithë, e në veçanti informoni fëmijët”, ka shkruar Durim Shala, në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori