LAJMI I FUNDIT:

Shoqatat e ekologëve kërkojnë anulimin e projekteve për hidroelektrana në PK Mavrovë

Shoqatat e ekologëve kërkojnë anulimin e projekteve për hidroelektrana në PK Mavrovë

Qeveria akoma nuk e ka anuluar ndërtimin e hidroelektranave në Parkun Kombëtar Mavrovë, as nuk i ndërprerë kontratat e koncesioneve që janë shkelur edhe pse këtë gjë e ka kërkuar Komiteti i Konventës së Bernit për mbrojtjen e botës së egër bimore dhe shtazore pranë Këshillit të Evropës, njoftuan sot shoqatat Eko-bota dhe Fronti 21/42, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shoqatat përcjellin rezultatet e hulumtimit të fundit të rrjetit Bankwatch që tregon se “lumenjve të Ballkanit iu kanoset shkatërrimi nga projektet hidroenergjetike të financuara nga bankat e mëdha”.

“Që nga viti 2015 kërkuam anulim të të gjitha projekteve hidroenergjetike në PK Mavrovë. Në tetor të vitit 2017 e rikujtuam Qeverinë e Maqedonisë për detyrën e anulimit të projekteve për katër hidroelektranat: në lumin e Zhirovnicës, Jadovës dhe Ribnicës, kontratat për koncesionim të të cilave janë shkelur dhe duhet të anulohen. Përkundër kësaj Qeveria akoma nuk e ka anuluar ndërtimin e këtyre hidrocentraleve dhe nuk i ka ndërprerë kontratat”, thuhet në kumtesën e Front 21/42.


Këto shoqata theksojnë se këto raste duhet të jenë paralajmërim serioz për Qeverinë e Maqedonisë, për investuesit dhe promovuesit e hidroelektranave për pasojat e mundshme katastrofale që do të kishin pasuar në rast të realizimit të 15 hidroelektranave të planifikuara në PK Mavrovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori