Universitetet private, të cilat u mbyllën në 2014-ën me një vendim të Këshillit të Ministrave, dorëzuan pranë Ministrisë së Arsimit regjistrat e tyre, por universiteti jo publik “Kristal” nuk e bëri një procedurë të tillë.
Në këto kushte, Ministria e Arsimit bëri një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”. Pasi e shqyrtoi çështjen, Prokuroria e Tiranës vendosi pushimin e saj.
Në arkivin e Ministrisë së Arsimit, ku ndodhen edhe regjistrat e universitetit jo publik “Kristal”. Regjistrat të vështirë për t’u menaxhuar, jo vetëm në brendi, por edhe fizikisht.
Në përfundim të procesit ishin oficerë të policisë gjyqësore që sollën në Ministrinë e Arsimit 61 regjistrat.
Në Ministrinë e Arsimit ka një fluks të madh kërkesash si nga individë e institucione vendase, si dhe nga Kosova e Italia.
Fran Deda interesohet për nusen e djalit në Ministrinë e Arsimit. Nusja dhe djali janë në Itali. Ajo ka marrë një diplomë “Kristali” për infermieri dhe Frani pret që të marrë një vulë nga Ministria e Arsimit e më pas ta çojë për vulë apostile në Ministrinë e Jashtme.
“Unë vij nga Rrësheni dhe jo nga ndonjë zonë e Tiranës. Unë kam 3 muaj që pres”, shprehet Fran Deda.
Nusja ka punuar në Shqipëri si infermiere dhe duket se nuk ka problem me vërtetësinë e diplomës.
“Më thonë se kanë mbi 4 mijë kërkesa, por unë nuk kam ardhur për të përfaqësuar popullim, por për dokumentet e mia”, thotë Fran Deda.
Kushdo vjen dhe kërkon informacion për autenticitetin e diplomës së vet. “Ministria vendosi t’u referohet regjistrave nga 2017, por duke bërë shënim që nuk garanton vërtetësinë absolute që del nga ato regjistra”, shprehet zëvendësministri i arsimit, Ervin Demo.
22 institucione të arsimit të lartë shumica private u mbyllën me VKM-në e 2014. Zëvendësministri i Arsimit, tregon se sa kërkesa janë trajtuar kohët e fundit nga Ministria e Arsimit.
“Janë 300 apo 400 kërkesa dhe janë verifikuar një sërë problematikash”, thotë Demo.
I pyetur në lidhje me 86 diplomat e parregullta që Ministria konfirmoi së fundmi zëvendësmistri shprehet: “Diplomat që kanë qenë dhënë në programe që kanë qenë jo të licencuara, të cilat janë me qindra ndoshta edhe me mijëra mijëra diploma të pavlefshme”.
Zëvendësministri i Arsimit vë theksin edhe tek shtetasit italianë të pajisur me diplomë “Kristali”.
“Kanë qenë 900 italianë të regjistruar, kur në “Kristal” nuk ka patur programe në gjuhën italiane apo angleze”.
Por përse nuk ja referon Prokurorisë të gjitha këto raste Ministria e Arsimit? “Regjistrat që ne disponojmë janë regjistra që Prokuroria i ka disponuar. Edhe studentët që nuk i gjejnë emrat nëpër regjistra, pretendojnë që është faji i institucionit që nuk ua ka shkruar emrin në regjistër. Ne jemi të hapur që regjistrat të merren edhe njëherë nëse Prokuroria i dëshiron”, shprehet zëvendësministri i Arsimit, Ervin Demo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova