LAJMI I FUNDIT:

Bushati: Marrëveshja e re me Greqinë më e mirë se ajo e 2009-ës

Bushati: Marrëveshja e re me Greqinë më e mirë se ajo e 2009-ës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati tha në emisionin “Përballë” në RTSH 1 se marrëveshja e re që mund të dalë si produkt i negocimeve me palën greke, do të jetë më e mirë se ajo e 2009-ës për shkak të aplikimit të disa parimeve dhe disa rrethanave të cilat në vitin 2009 janë injoruar ose nuk janë marrë parasysh.

“Shqipëria në 2009-ën nuk ka qenë e përgatitur siç duhet për të hyrë në procesin e negocimit për një marrëveshje për përcaktimin e zonave detare me Greqinë dhe ajo marrëveshje e arritur ka qenë një marrëveshje në disfavorin e Shqipërisë. Sot për sot, besoj është e rëndësishme si për Shqipërinë, ashtu dhe Greqinë për të pasur një marrëveshje e cila të jetë e aplikueshme në praktikë”, u shpreh Bushati.

Ministri I Punëve të Jashtme foli edhe për takimin e pritshëm të dy kryeministrave, Rama e Cipras në muajin prill, të cilin e vlerësoi si një sinjal pozitiv sa i përket arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve.


“Po punohet për një takim të dy kryeministrave. Ka pasur një takim në Davos dhe po punohet për një vizite të kryeministrit grek në Shqipëri. Besoj se është një lajm pozitiv që konfirmon progresin e marrëdhënieve tona dy palëshe. Edhe shpresoj që të ecim me lajme pozitive në të ardhmen”,tha Bushati në RTSH.

I pyetur për komunikimin me presidentin Meta, ministri Bushati u shpreh: “Nuk do kisha preferuar që komunikimi të bëhej në mënyrë publike apo letrat të bëheshin të njohura publikisht, jo se jam kundër transparencës, por janë disa çështje të cilat shkojnë përtej interesit të qytetarëve. Por kjo është një çështje e tejkaluar dhe është e rëndësishme që ne të ecim përpara dhe të mbyllim një kapitull të marrëdhënieve me Greqinë për të hapur një faqe të re të historisë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori