Më 1 mars ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, të cilët në përputhje me Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).
Drejtori i Departamentit të Parandalimit të Korrupsionit në AKK, Afrim Atashi, thotë ky proces ka filluar mirë, por që numri i zyrtarëve që e deklarojnë pasurinë në fillim të muajit janë të paktë.
Sipas tij, nga 1 marsi deri tani kanë mbushur formularët rreth 150 zyrtarë, derisa janë 4, 700 zyrtarë të cilët duhet të përfundojnë obligim ligjor për deklarim të pasurisë.
“Procesi po shkon mirë, mirëpo si gjithmonë e kemi një problem me zyrtarë të lartë publik sepse ditët e para nuk vinë, po vijnë nga fundi dhe po kemi problem për guzhva edhe me probleme të tjera. Nuk mund t’i dhënë sqarimet e duhura. Për atë arsye apelojmë edhe prej zyrtarëve që të vijnë sa më herët dhe shpejt të bëjnë deklarimin e pasurisë. Deri tash i kemi një numër relativisht të vogël, diku janë rreth 150 person nga një marsi deri më tani. Numri i përgjithshëm është rreth 4, 700 zyrtarë të latë publikë“, tha Atashi, për Kosovapress.
Ai tha se vitin e kaluar, Agjencia ka ngritur kallëzim penal ndaj personave të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, por këto raste janë duar të prokurorive dhe gjykatave dhe se nuk di nëse janë gjobitur.
Atashi madje shton se nuk janë të kënaqur me dënimet që i marrin.
“Të gjithë ata zyrtarë të lartë që nuk e kanë deklaruar pasurinë me kohë qysh ka qenë edhe ne vitin e kaluar, nuk e di numrin se nuk i kam statistikat e sakta dhe nuk kanë pasur arsye që se kanë deklaruar në afatin e paraparë e është zhvilluar procedura dhe janë bërë kallëzime penale në prokurori kompetente. Mirëpo, është në dorën e prokurorëve dhe gjyqtarëve se a do të dënohen, a do të ketë aktakuza apo do të lirohen. Realisht nuk jemi shumë të kënaqur me dënimet që i marrim, mirëpo kjo është në dorën e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ata i kanë arsyetimet e tyre”, tha Atashi.
Ai shton se këto arsye e kanë shtyrë AKK-në, që të ndryshohet Ligji për deklarimin e pasurisë.
Atashi po ashtu tha se janë dy ligje të Agjencisë që janë në rishikim.
“Realisht ka nevojë të ndryshoj, është kërkesë edhe Agjencisë që të rishikohet lista e zyrtareve të lartë publik, sepse e ka shumë kategori të zyrtarëve publik që ndoshta është dashur me qenë në këtë listë e me deklarua pasurinë dhe nuk janë. Por ka edhe disa zyrtarë të lartë publik të cilët funksionet e tyre, pozitat që i mbajnë nuk janë shumë relevante për proceset që i kemi. Një ndër to është duke u përmend edhe largimi i këshilltarëve komunalë për shkak se nuk kanë ndonjë fuqi ose diçka që mund të konsiderohet potencialisht e korruptuar apo diçka tjetër. Mirëpo kjo bëhet me grupe punuese“, tha Atashi.
Ndryshe, sipas depozitave ligjore, deklarimi i rregullt i pasurisë fillon nga data 1 mars dhe mbyllet më 31 mars. Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.
Mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale, që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025