Artisti Ilir Shaqiri, lirisht mund të thuhet se përmes këngëve të tij është epitomë e Lirisë. Ai, luftës i këndoi me zemër dhe i dha emër të nderuar, duke e madhëruar çdo luftëtarë të denjë të saj.
E, ku ka më mirë, që luftën e shenjtë për Liri të veshësh me art dhe lavdi . Poeti hungarez Shandor Petëfi do të thoshte: “Për dashurinë jap jetën, kurse për Lirinë, jap edhe dashurinë.”
Ilir Shaqiri dha shumë për Lirinë, duke iu thurur ditirambe të gjithë atyre dëshmorëve dhe heronjve, e veçanërisht kryetrimit Adem Jashari, për të cilin ka botuar një poemë të gjatë si dhe ka nxjerr një këngë, bashkë me birin e tij, Korabin.
Për të gjitha këto, në këtë përvjetor të Epopesë së UÇK-së, ndiqeni intervistën ekskluzive me të, për portalin tonë.
Z. Ilir, jemi në periudhën kur po shënohet epopeja e lavdishme e Prekazit legjendar. Kur përmendet UÇK-ja, ju jeni i pashmangshëm, sepse me të drejtë quheni pishtari (artist) që i keni dhënë dimensione gjithëkombëtare luftës sonë çlirimtare. Madje, me këtë rast, keni botuar poemën për Adem Jasharin. Si ndjeheni pas përfundimit të këtij projekti kapital?
Për dy vite rresht jam zgjuar me imazhin diellor të Adem Jasharit. Dhe është bukur, tepër bukur të komunikosh artistikisht me të! Në poemën e sapo botuar kam shprehur vërtetësinë e disa ngjarjeve të njohura nga të gjithë dhe ndjenjat e mia të fuqishme për këtë figurë madhështore kombëtare. Ashtu siç rëndom poemat nisin me subjektin lirik, duke u dritësuar shpejt me personazhin epik edhe në rastin konkret ditëlindja e Komandantit tonë hapë poemën, bashkë me domethënien e emrit të tij sa të lashtë e sa të dashur për të gjithë.
Poema juaj, në njëfarë mënyrë është bërë recital dhe kjo sërish, juve, si autor, ju nderon…
Patjetër! Nderë i veçantë për mua ishte ardhja e tre aktorëve të mëdhenj nga Tirana: Bujar Asqeriu, Suela Konjari dhe Llesh Nikolla. Recitali i tyre më ngjalli ndjenja edhe më të mëdha nga ato që i kam pasur duke i shkruar këto vargje. Gjej rastin t’i falënderoj aktorët dhe prof. dr. Shyqri Galica – redaktorin e librit, recensuesit: prof. dr. Kudusi Lama dhe mr.sc. Arben Veselaj; Zeni Ballzhin për mbështjellësin e librit, si dhe Imerin – përfaqësuesin e “Fokus Print” në Shkup, që mori përsipër ta botojë poemën në 10000 kopje dhe atë ta shpërndajë falas gjithandej ku ka lexues shqiptarë.
Kjo poemë është e para në këtë formë që, në mënyrë të thuktë dhe artistike, pasqyron figurën e Adem Jasharit si strateg i luftës dhe flijues i saj për të mirën e Kosovës. A mendoni se i keni thënë të gjitha ato që mund të thuhen?
Asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha për këtë figurë madhore. Emri i tij, portreti i tij, e bëma e tij, sakrifica e tij, madhështia e tij, do të jenë frymëzime të pashtershme për brezat krijues të të gjitha arteve.
“Përmendorja jote duhet të jetë brumë
që e kanë gatuar nënat
për hatër të universit!
Diademë që mund të ndezë rrufe edhe më të mëdha
nga ato që nxjerr qielli kur liri nuk ka”, thotë poema.
Ju, megjithatë jeni i vetëdijshëm se në raste të tilla dhe për figura të tilla, sikur gjuha jonë është e mangët për t’i gjetur të gjitha shprehjet që i meriton heroi ynë.
Jam përpjekur, që përmes fjalëformimeve të reja, emërtimeve të krijuara, ta sjell figurën e komandantit edhe më të ngjizur me qenien ton, me frymën tonë, me identitetin tonë të patjetërsueshëm.
Çka keni synuar të arrini në këtë poemë dhe a keni përmbushur kërshërinë tuaj krijuese, duke qenë i vetëdijshëm se kishit të bënit me një përgjegjësi të madhe për një njeri të madh?
Tërë jetën time kam krijuar dhe kënduar këngë, por nuk kam arritur t’i them të gjitha përmes artit muzikor. Letërsia është mundësi e madhe, prandaj mora përsipër që në këtë 20-vjetor të rënies heroike të 56 dëshmorëve të atdheut në betejën e pangjashme deri tash, të vij me një krijim të tillë, si një homazh vëllazëror për këtë ngjarje që ndërroi kahet e historisë jo vetëm për Kosovën, jo vetëm për kombin tonë, por edhe për Ballkanin Perëndimor.
Në 1200 vargje të poemës suaj, keni madhëruar këtë figurë dhe, megjithatë, besoj se pajtoheni, që për të sado që shkruhet, kurrë nuk është mjaft?
Asnjëherë nuk do të jetë mjaft. Figura e Adem Jasharit po rritet përditë, do të lartësohet përvitshëm, duke u zbërthyer në të gjitha artet me mjeshtërinë dhe ndjesinë e artistëve shqiptarë e ndërkombëtarë.
Poashtu, së bashku me birin tuaj Korabin, pikërisht në këtë përvjetor, keni realizuar këngën, Ata u bënë dritë, e cila u kushtohet fëmijëve të rënë në altarin e lirisë, të kësaj familje të madhe flijimtare?
Heroizmi i Jasharëve, heroizmi i fisit Jashari, historikisht ka ndezur zemrat liridashëse, të papërkulshme shqiptare. Beteja e 5,6 dhe 7 marsit, dëshmojë mësimet shekullore që ka trashëguar fisi.
“Nuk kemi ku përtej…,
përtej kësaj kulle e historie
që na vlon në dej,
atëherë tash e tevona
është kufiri i jetëve tona”.
Psikologjia e guximit të fëmijëve të Jasharëve është kapitull madhështor historik, jo vetëm për ne si shqiptarë, por edhe për botën. Me ndjesinë njerëzore dhe artistike për fëmijët e kësaj beteje, Korabi bëri një krijim muzikore të qëndrueshëm dhe mua më obligoi të ndërtoja një tekst po aq përmbajtjesor dhe artistik njëkohësisht. Më erdhi mirë që biri im po trashëgon ndjesitë e mia për heroizmat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për heroikën shqiptare në përgjithësi.
Kryesisht, përmes kësaj kënge keni dashur të tregoni se sa është e shtrenjtë liria, kur për të sakrifikohet edhe fëmija… Dhe siç do të thoshte Kushner, po të kishte çmim Nobel për liri, ai do t’i takonte padyshim familjes Jashari.
“Kurdo që zemër mendja evropiane
shpall Nobel për Liri
i pari nga të parët do të jesh Ti! – thotë poema.
Jeni vrojtues, i saktë, i përpiktë i realitetit shumëngjyrësh. Si rezultat i kësaj, sigurisht kanë ardhur edhe dy romanet tuaja, “Tan Temali” dhe “Lemza e dheut”.
Të kesh se çfarë të kujtosh është bukur! Të kesh mundësi që ato kujtime t’i ndash me të tjerët përmes artit letrar është edhe më bukur! Prandaj herë pas herë po shfaqëm me botimet e mia, duke besuar së shumëkujt i intereson të dijë për ato që ne kemi përjetuar në fundshekullin e kaluar dhe në fillimshekullin e ri.
Shikuar nga periudha 20 vjeçare, a mendoni se kjo pavarësi ka përmbushur idealin e familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri?
Idealet e Jasharëve, idealet e Hamëz Jasharit (të cilin e kam njohur mirë) kanë qenë të mishëruara me idealet e rilindësve tanë. Ata kanë njohur thellësisht traditën, historinë dhe ndjenjat e popullit që i takojnë. Kombi do të bëhet ashtu siç e kanë projektuar rilindësit tanë – për çfarë janë flijuar Jasharët dhe dëshmorët e UÇK-së. E ardhmja është e dritësuar nga ata! E jona është: të mos shmangemi nga kjo rrugë.
Njiheni si këngëtar që përmes këngës e keni madhëruar luftën, krenarinë, dhembjen dhe dashurinë. Cilat këngë përkushtuese i këndoni më me dëshirë?
Këto interpretime më ngjallin shumë ndjenja. I kam krijuar me shumë përkushtim dhe po ashtu i shfaq para publikut pa dallim.
Prej shumë vitesh, me shumë mund, keni ndërtuar një karrierë të lavdishme. Si e shpjegoni qëndrimin kaq të gjatë në panteonin tonë?
Serioziteti në punë, mos shmangia nga synimet e qarta dhe përkushtimi me ndjesi etike dhe estetike ndaj të bukurës dhe të vërtetës, më kanë bërë të jem i dashur ndaj shumicës që duartroket artin tim. U jam mirënjohës deri në përulje të gjithëve!
A keni kundërshtarë (nuk po themi armiq), sepse sikur është fituar përshtypja se, në estradën tonë ekziston njëfarë xhelozie, herë e heshtur, e herë vulgare?
Në çdo profesion ka menezi e menezeza, thoshte profesori im Avdullah Zymberi. Ai na ka mësuar herët që të mos merremi me to. Me sa kam parë e lexuar unë nuk kam armiq, përveçse 2-3 portaleve që sillen armiqësisht me mua, duke sharë e fyer mallkueshëm për interesa meskine. U çoftë për nderë atyre që helmojnë të rinjtë në kohën e mundësive të mëdha të komunikimit.
Por, zaten, siç thotë një filozof “…po nuk pate kundërshtar në këtë botë, domethënë, nuk ke bërë asgjë”.
Kritikët e vëmendshëm, kritikët e vërtetë, të bëjnë edhe më të përgjegjshëm ndaj punës, ndaj krijimtarisë dhe mos mbetshim pa ta asnjëherë, por gënjeshtarët, dashakëqijtë, shpirtkazmat janë elementë turbullues dhe helmues për shoqërinë tonë të pambrojtur.
Krijimtaria për ju është bërë pjesë e pandarë e jetës suaj. Shpirti yt artistik sikur nuk gjen qetësi pa krijuar diçka, pothuajse çdo ditë. Çka keni nëpër duar, apo dëshironi të na befasoni?
Kam në duar një poezi nga Rudyard Kiplig (shkruar në vitin 1895), që vlerësohet si perlë e poezisë botërore, të cilën e ka muzikuar dhe orkestruar Korabi. Do ta gjej kohën kur do shfaq para jush.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje