Poezi nga: Louis Aragon
Përktheu: Ilia Lëngu
Sytë e tu janë aq të thellë sa duke u përkulur për të pirë
Pashë të gjithë diejt të vijnë të pasqyrohen
Të hidheshin për të vdekur të gjithë të dëshpëruarit
Sytë e tu janë aq të thellë sa më humbin kujtesën
Në hijen e zogjve është oqeani i trazuar
Më pas koha e bukur papritmas vjen dhe sytë e tu ndryshojnë
Vera copëton renë në sofrën e engjëjve
Qielli nuk është kurrë më blu ashtu siç është mbi drithëra
Erërat përzënë më kot brengat e kaltërsisë
Sytë e tu më të kthjellët se ai kur një lot i ndrit
Sytë e tu bëjnë xheloz qiellin e pas shiut
Qelqi nuk është asnjëherë aq blu sa në thyerjen e tij
Mëmë e Shtatë dhimbjeve o dritë e njomur
Shtatë tehe kanë çarë prizmin e ngjyrave
Dita është më therëse se vjen mes të qarave
Irisi i shpuar me të zezë më blu sesa të jesh në zi
Sytë e tu në fatkeqësi hapin të çarat e dyfishta
Nga ku ndodh mrekullia e Mbretërve
Kur me zemrën që rrihte ata erdhën që të tre
Pëlhura e Marisë në grazhd e varur
Një gojë i mjafton muajit maj të fjalëve
Për të gjitha këngët dhe për të gjitha ngushëllimet
Shumë pak nga një qiell për miliona yje
U duheshin sytë e tu dhe sekreti i tyre binjak
Fëmija i tërhequr prej imazheve të bukura
Zgurdullon të tijtë me më pak tepri
Kur ti i hap sytë të mëdhenj, unë nuk e di nëse gënjen
Duket si rrebeshi që hap lule të egra
Fshehin shkreptima në atë lule livandoje
Ku insektet ndahen nga dashuritë e tyre të dhunshme
Jam i ngecur në rrjetën e yjeve që bien
Si një marinar që vdes në det në mes të gushtit
Kam nxjerr këtë radium prej peshblendit
Dhe dogja gishtat e mi në këtë zjarr të ndaluar
O Parajsë një qind herë rigjetur e rihumbur
Sytë e tu janë Peruja ime Golkonda ime India ime
Ndodhi që një mbrëmje të bukur universi u thye
Mbi shkëmbinj bregdeti që anijembyturit përflakën
Unë shikoja të shndrisnin mbi detin
Sytë e Elsës sytë e Elsës sytë e Elsës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTurqia përmbyt qytetin 12 mijë vjet të vjetër
Fuqia e tulipanit
Jeta dhe vepra e patriotit Iljaz Agushi: E tradhtoi Bujar Hoxha, e vrau Ymer Pula
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Jeta në komunizmin shqiptar
HISTORIA E NJENËS NGA ATO
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore