Shpend Krasniqi
Politika e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, “Amerika e Para,” apo me fjalë të tjera politika e tërheqjes, është duke pasur ndikim pothuajse në çdo sferë të politikave ndërkombëtare. Për shembull, mungesa e lidershipit të SHBA-ve në ndryshimet klimatike globale dhe në tregtinë ndërkombëtare ka krijuar vakum i cili është duke u shfrytëzuar nga vende tjera të fuqishme, siç është Kina. Mungesa e lidershipit të SHBA-ve ka filluar të ndihet edhe në politikat rajonale, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan.
Ballkani, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ishte në qendër të vëmendjes së SHBA-ve dhe ishte rajoni ku SHBA-të demonstruan lidershipin dhe epërsinë në arenën ndërkombëtare. Në vitin 1995, Shtetet e Bashkuara ishin fuqia kryesore që i shtynë serbët (aleatët kryesorë të Rusisë në Ballkan), të tërhiqeshin dhe ta njohin Bosnje dhe Hercegovinën si një vend të pavarur. Po ashtu në vitin 1999, ishte NATO e udhëhequr nga SHBA-të, e cila ekzekutoi fushatën bombarduese kundër Serbisë, për të ndaluar spastrimin dhe shtypjen etnike kundër popullit shqiptar në Kosovë. Gjatë kësaj fushate ishte bombarduar edhe Ambasada kineze në Beograd.
Sot, në Ballkan, SHBA vazhdon të jetë e pranishme me Kampin Bondsteel në Kosovë, që është baza më e madhe dhe më e shtrenjtë ushtarake e ndërtuar nga SHBA-të në Evropë – që nga Lufta e Vietnamit. Gjithashtu, së shpejti këtë vit do të përurohet edhe Kompleksi i ri i Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, e cila është një nga ndërtesat më të mëdha të ambasadave amerikane në Evropë. Vlen të përmendet se ky kompleks nisi të ndërtohet në periudhën e administratës së Obamas.
Por, përveç SHBA-ve dhe aleatit të saj, Bashkimit Evropian, i cili është ngadalësuar në përpjekjet për të tërhequr vendet e Ballkanit Perëndimor drejt vetes, akterë të tjerë globalë, siç janë Rusia, Kina, Japonia dhe madje edhe Arabia Saudite, kanë filluar të jenë aktivë në Ballkan.
Gjatë viteve të fundit, Rusia ka rritur fushatën e dezinformimit dhe ndikimit në Ballkan. Rusia, nëpërmjet fushatës së mediave dhe mjeteve të tjera të fuqisë së butë, po përpiqet të parandalojë vendet e rajonit që të bashkohen me aleancat perëndimore të NATO-s dhe BE-së dhe t’i mbajë ato larg ndikimit perëndimor. Kur Mali i Zi, për shembull, shihej se ishte duke lëvizur më pranë anëtarësimit në NATO vitin e kaluar, Rusia dyshohet se mori pjesë në një grusht shtet për të përmbysur dhe vrarë kryeministrin properëndimor, me qëllim që të sillte një parti proruse në pushtet.
Sipas rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara nga agjencia e inteligjencës në Maqedoni, ka rreth dhjetë vite qëkur spiunët dhe diplomatët rusë janë duke përhapur propagandë dhe duke provokuar mosmarrëveshje dhe konflikte në Maqedoni. Edhe vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, pikërisht në ditën kur do të rifillonin bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë, bisedime këto të cilat synojnë normalizimin e marrëdhënieve si kusht për anëtarësim në BE, mund të jetë i ndërlidhur me aktivitetet ruse në rajon. Nenad Çanak, kreu i një partie opozitare serbe, ka spekuluar se Rusia orkestroi vrasjen me përdorimin e një vrasësi serb, në mënyrë që të vazhdojë fushatën e saj për të destabilizuar rajonin.
Pretendimi është i besueshëm duke pasur parasysh faktin se Rusia është e përfshirë edhe në vendet tjera të rajonit si në Mal të Zi dhe Maqedoni. Nga ana tjetër, një stërvitje e përbashkët ushtarake në mes ushtrive të Rusisë dhe Serbisë ndodhi në vitin 2016. Për më tepër, Rusia transferoi gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29 në Serbi vitin e kaluar dhe gjithashtu premtoi dorëzimin e 30 tankeve dhe automjeteve të blinduara.
Kur është fjala për Kinën, përmes “Nismës së Brezit dhe Rrugëve,” ajo është bërë një lojtar në Ballkan. Gjatë viteve të fundit, Kina ka filluar të realizojë investime e mëdha në Serbi me qëllim krijimin e një infrastrukture rajonale që lehtëson arritjen e mallrave kineze në tregjet evropiane. Kinezët parashikojnë përdorimin e portit grek të Pireut, pranë kryeqytetit grek, Athinës, i cili momentalisht kontrollohet dhe operohet nga kompania kineze COSCO, me qëllim të lëvizjes së mallrave në Ballkan dhe në BE.
Kina tani po investon shumë në hekurudhat dhe sistemet e autostradave të Serbisë dhe po investon në ndërtimin ose riparimin dhe rindërtimin e urave dhe rrugëve, ose krijimin e infrastrukturës së re rrugore, siç është ndërtimi i një autostrade prej 740 milionë dollarësh që do të lidhte kryeqytetin serb, Beogradin, me qytetin bregdetar Tivar në Mali të Zi. Projekti më interesant është investimi prej tre miliardë dollarësh për të ndërtuar një lidhje hekurudhore 350 kilometrave për tren të shpejtë në mes kryeqytetit hungarez, Budapestit, dhe atij serb – Beogradit. Gjithashtu, projekti TPP Tuzla Blloku 7 në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili kap vlerën mbi 800 milionë eurove, konsiderohet të jetë një investim kinez. Të gjitha këto investime tregojnë se Kina është më aktive në rajon se kurrë më parë.
Për të balancuar zgjerimin kinez në rajon, pak javë më parë kryeministri japonez Shinzo Abe bëri një vizitë në Bullgari, në Serbi dhe në Rumani. Udhëtimi i tij në rajonin e Ballkanit ishte një hap për të rritur sferën e ndikimit nëpërmjet përdorimit të fuqisë së butë dhe përdorimit të fuqisë së saj financiare si mjet diplomatik. Premtimi për të investuar në projekte thelbësore të energjisë, siç është ndërtimi i njësisë së desulfurizimit të termocentralit “Nikola Tesla”, investimi në industritë farmaceutike, bujqësore dhe të IT-së në Serbi, ose duke përdorur ekspertizën e Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për të identifikuar fushat potenciale për bashkëpunim ekonomik, mund të konsiderohen si kundërmasa të Japonisë për të parandaluar rritjen e ndikimit kinez në Ballkan, veçanërisht në Serbi. Japonia po përpiqet ta arrijë këtë duke e rritur rolin e saj diplomatik në rajon. Në këtë kontekst, gjatë qëndrimit të tij në Serbi, Abe propozoi një “Iniciativë për Bashkëpunim të Ballkanit Perëndimor,” në kuadër të së cilës parashihet që Japonia të emërojë një ambasador përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë.
Turqia gjithashtu ka rritur ndikimin e saj në Ballkan, ku përveç marrëdhënieve shumë të mira dypalëshe me Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnje e Hercegovinën, është duke i përmirësuar marrëdhëniet e saj edhe me Serbinë dhe Bullgarinë. Vizita e fundit e presidentit Erdogan në Beograd ishte e një rëndësie të veçantë. Gjithashtu, restaurimi i kishës bullgare në Stamboll, ku presidenti turk dhe kryeministri bullgar ishin të pranishëm në hapje, ishte një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve. Mirëpo, vlen të theksohet se ndikimi i Turqisë në Ballkan nuk është diçka e re, pasi ajo ka një lidhje historike me rajonin për më shumë se gjysmë mijëvjeçari si dhe i ruan lidhjet me pakicat turke në vendet e ndryshme të Ballkanit.
Edhe Shtetet e Gjirit kanë rritur ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve të fundit. Arabia Saudite konsiderohet të ketë një qasje më ideologjike, duke kërkuar një rol të fortë në mesin e myslimanëve të rajonit. Zgjerimi i ndikimit të Shteteve të Gjirit në rajon duke paraqitur interpretime më strikte të Islamit që nga lufta e viteve 1990 në Bosnje, rezultoi me një rritje të konsiderueshme të radikalizimit në mesin e të rinjve. Si rezultat, më shumë se një mijë shtetas nga vendet e Ballkanit Perëndimor vlerësohet të kenë udhëtuar për në Siri dhe Irak për t’ju bashkuar ISIS-it dhe grupeve tjera terroriste që nga viti 2012.
Si përfundim, mund të themi se në vitet e fundit Ballkani është bërë një vend ku akterët global janë duke e rritur ndikimin përmes fuqisë së butë. Politika “Amerika e Para” e Trumpit dhe periudha e pas Luftës së Ftohtë, e cila ka krijuar hapësirë për shtetet që të jenë më fleksibile në politikën e tyre të jashtme, janë shtytësit kryesorë të këtij fenomeni. Vetëm një lidership aktiv dhe angazhim i fuqishëm i BE-së në partneritet me SHBA-të, mund ta bashkojë dhe ta integrojë tërë rajonin. Përndryshe, vendet e Ballkanit do të mbeten të paqëndrueshme dhe do të ndahen në sfera të influencës të fuqive të ndryshme globale dhe rajonale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania