LAJMI I FUNDIT:

Xhafaj: Gati plani për të zëvendësuar punonjësit e policisë që do të largohen nga vettingu

Xhafaj: Gati plani për të zëvendësuar punonjësit e policisë që do të largohen nga vettingu

Pas miratimit në parim të ligjit për vettingut në policinë e shtetit, ministri i Brenshëm Fatmir Xhafaj, paralajmëron largime të konsiderueshme nga kjo strukturë.

I ftuar në emisionin ‘Përballë’ në RTSH 1, Xhafaj tha se mekanizmat e deritanishëm nuk kanë funksionuar për të shkëputur lidhjet e punonjëve të policisë me krimin.

“Një pjesë e mirë e oficerëve të policisë, të tre niveleve që ka policia, nuk do të jenë më pjesë e strukturave të policisë, nëse do të konstatohet si të korruptuar, kanë probleme me integritetin e figurës dhe për paaftësi. Kjo e fundit zgjidhet me trajnime. Por nuk mund të qëndrojnë në rradhët e policisë në rastin e dy të parave”, tha Xhafaj.


Largimet nga policia si pasojë e vettingut, mund të krijojnë një vakum në këtë strukturë, por Ministria e Brendshme ka menduar edhe për shtimin e punonjëve të policisë.

“Nëse do të kemi një shifër të lartë të largimit nga rradhët e punonjësëve të policisë, atëherë kemi gjykuar një mënyrë për ta plotësuar këtë vakum, rekrutimin përmes akademisë, të djemve dhe vajzave që kanë një diplomë në drejtësi, financë dhe degë të tjera të përshtatshme. Duhet të kenë një diplomë master dhe një periudhë 1 vjeçare për t’u rekrutuar si punonjës policie”, tha Xhafaj.

Por sistemi i vettingut në rradhët e policisë nuk do të jetë I përkohëshëm. Xhafaj tha se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm do të ristrukturohet dhe një degë e tij do të merret vetëm me vettingun e punonjësve të policisë.

“Do të ndërtojmë një sistem të detyrueshëm të kontrollit. Vit pas viti oficerët e policisë do të plotësojnë deklarata në lidhje me gjendjen pasurore. E njëjta metodologji që aplikohet në vende të tjera që kanë standard”, u shpreh Xhafaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori