LAJMI I FUNDIT:

Çka duhet të studioni nëse dëshironi të bëheni miliarderë

Çka duhet të studioni nëse dëshironi të bëheni miliarderë

Nëse dëshironi të bëheni miliarderë dhe jeni duke studiuar inxhinieri, atëherë jeni në rrugën e duhur.

Të paktën kështu thotë një hulumtim nga agjencia britanike e rekrutimit “aaron Wallis Sales Recruitment”, e cila e ka ekzaminuar listën e prestigjiozes ‘Forbes’ me 100 personat më të pasur në botë për të zbuluar se çfarë kanë studiuar ata, cila ka qenë puna e tyre e parë, dhe sa të pasur janë bërë, transmeton Telegrafi.


Raporti ka zbuluar 75 nga 100 personat më të pasur në botë kanë diplomë, ndërkaq 22 prej këtyre 75’ve kishin studiuar inxhinieri.

43 prej 100-ve gjithashtu kishin filluar të punonin në një biznes jo familjar, ku 19% prej tyre kishin filluar si agjent i shitjes dhe 17% si brokera.

Njëkohësisht, 17% prej 100 miliarderëve më të pasur në botë e kishin nisur karrierën duke e krijuar biznesin e tyre.

Këto janë fushat më të zakonshme që miliarderët e botës i kanë studiuar:

1. Inxhinieri – 22 prej 100 miliarderëve më të pasur në botë kanë studiuar këtë fushë

2. Biznes – 16 prej 100 miliarderëve më të pasur në botë kanë studiuar këtë fushë

3. Financë dhe Ekonomi – 11 prej 100 miliarderëve më të pasur në botë kanë studiuar këtë fushë

4. Juridik – 6 prej 100 miliarderëve më të pasur në botë kanë studiuar këtë fushë

5. Shkenca kompjuterike – 4 prej 100 miliarderëve më të pasur në botë kanë studiuar këtë fushë

Ndërsa punët e tyre të para kanë qenë:

1. Agjent i shitjes – 10 prej 100 miliarderëve më të pasur në botë e kanë bërë këtë punë për herë të parë

2. Broker – 9 prej 100 miliarderëve më të pasur në botë e kanë bërë këtë punë për herë të parë

3. Zhvillues softueri – 5 prej 100 miliarderëve më të pasur në botë e kanë bërë këtë punë për herë të parë

4. Inxhinier – 5 prej 100 miliarderëve më të pasur në botë e kanë bërë këtë punë për herë të parë

5. Analist – 4 prej 100 miliarderëve më të pasur në botë e kanë bërë këtë punë për herë të parë. /Telegrafi/