LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i RTVM-së Marjan Cvetkovski, mohon akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Drejtori i RTVM-së Marjan Cvetkovski, mohon akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski, sot përmes një kumtese ka mohuar se është përgjegjës për keqpërdorim të detyrës, për çka edhe është paditur penalisht.

“Me dozë të habitjes e mora informacionin e plasuar sot në mëngjes, se kundër meje është ngritur padi dhe menjëherë dua të theksoj se nuk kam asnjë përgjegjësi penale dhe jam i gatshëm që me argumente dhe fakte të pres procedurën gjyqësore, ku besoj se do të vërtetohet ajo që them”, thotë në reagim Cvetkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai më tej shton se RTVM-ja është sistem serioz ku në çdo procedurë marrin pjesë një numër i madh i zyrtarëve.

Përveç për drejtorin e RTVM-së, padi penale është ngritur edhe ndaj G.S (56) i cili ka qenë pronar i firmës me të cilën Cvetkovski ka nënshkruar marrëveshje./Telegrafi/

Padi penale ndaj drejtorit të RTVM-së
Lexo po ashtu Padi penale ndaj drejtorit të RTVM-së