LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i kënaqur që e përfundoi garën e fundit, flet edhe trajneri

Tahiri i kënaqur që e përfundoi garën e fundit, flet edhe trajneri

Albin Tahiri ka mbyllur garat e tij në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. Skitari ynë zuri pozitën 39 nga 108 garues në disiplinën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan.

Pas dy lëshimeve Albini pati kohën 2:02.93 sekonda. Në lëshimin e parë garuesi ynë ishte i 48-ti me kohën 1:00.98 sekonda.


Ai u shpreh i kënaqur me rezultatin.

“Sot ishte një garë e vështirë, shumë garues nuk e përfunduan, unë ia dola dhe jam i lumtur për këtë. Vendi 39 nuk është i keq. Krejt çfarë mund të them është se të gjitha garat i përfundova deri në fund dhe ky është një sukses në vete. Të jesh gati çdo ditë në borë është lodhje, andaj ju faleminderit të gjithëve këtu dhe atyre në Kosovë për përkrahjen”, tha Albin Tahiri pas garës.

Tahiri pas garës

Trajneri i tij, Agim Pupovci, nuk kishte pritur paraqitje të tillë në sllallom, pasi disiplinat më të mirë për Albinin janë disiplinat e shpejta.

“Sot ishte gara e fundit, jemi të kënaqur, na ka befasuar me sllallom, sidomos me lëshimin e parë ku shumë garues nuk e përfunduan. Na ka befasuar për të mirë në disiplinat teknike, pasi më shumë kemi pritur në disiplinat e shpejta”, tha Pupovci.

Tahiri gjatë garës

Medaljen e artë e fitoi suedezi, Andre Myhrer, me kohë 1:38.99 sekonda. E argjendta shkoi për zviceranin, Ramon Zenhauersen (1:39.33 sek), kurse të bronztën e fitoi austriaku, Michael Matt, me kohë 1:39.66 sek.

Kujtojmë që Albini garoi edhe në katër disiplinat tjera si: kombinim alpin (vendi 37), lëshim (50), super sllallom të madh (47), sllallom të madh (56) dhe sllallom (39). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori