LAJMI I FUNDIT:

Si ta ‘shitni’ veten në 30 sekonda dhe t’i lini njerëzit duke dashur të dëgjojnë më shumë për ju

Si ta ‘shitni’ veten në 30 sekonda dhe t’i lini njerëzit duke dashur të dëgjojnë më shumë për ju

Si t’i bëni njerëzit të interesohen për ju kur i keni vetëm 30 sekonda për ta prezantuar veten?

Qoftë nëse jeni në intervistë pune apo rastësisht e keni takuar një person të famshëm në ashensor, koha e shkurtë për t’i bërë të interesohen për ju nuk është aspak detyrë e lehtë, transmeton Telegrafi.


Megjithatë Paul McDonald, drejtor ekzekutiv i ‘Robert Half’, tregon se janë disa këshilla të cilat mund t’i ndiqni për ta arritur këtë.

1. Dijeni saktësisht atë çka dëshironi ta arrini

Duhet të dini t’iu përgjigjeni tri pyetjeve sa më shkurt dhe sa më mirë: Kush jeni ju? Çfarë bëni? Ku dëshironi të shkoni apo çfarë jeni duke kërkuar?

Duhet ta dini saktësisht atë çfarë dëshironi ta arrini, përndryshe askush s’mund t’ju ndihmojë.

2. Keni parasysh pikat kyçe për veten tuaj

Pasi ta studioni mirë CV-në tuaj, shkruani katër pika kyçe që shpjegojnë se përse jeni të mahnitshëm.

Diskutoni për përvojën e punës, aftësitë, arritjet dhe qëllimet tuaja. Lini anash çdo detaj të parëndësishëm.

3. Tregoni një storje interesante

Njerëzit i adhurojnë storjet e mira, prandaj përpiquni ta tregoni një të tillë.

Gjithashtu, tregimi i një storje interesante, bën që tjerët t’ju mbajnë në mend çdo herë që e kujtojnë atë.

4. Sigurohuni që ‘dëgjuesi’ të dëshirojë më shumë…

Pasi ta keni treguar historinë, dëgjuesi duhet të jetë në asi pozicioni që të dëshirojë të dëgjojë më shumë nga ju. A është storja juaj aq e mahnitshme sa për ta arritur këtë? Nëse jo, ndryshojeni storjen. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori