LAJMI I FUNDIT:

Kroacia dhe Serbia së bashku ta organizojnë Kupën e Botës në një sport? Kandidatura po përgatitet!

Kroacia dhe Serbia së bashku ta organizojnë Kupën e Botës në një sport? Kandidatura po përgatitet!

Kjo ide ka lindur pas vizitës së fundit të Aleksandar Vuçiç në Kroaci, ku ka shkëmbyer mendime me presidenten, Kolinda Grabar Kitarovic.

Vizita e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kroaci ka sjellë një ide të re që mund të ndikojë në përparimin e sportit në këto dy vende, që njihen për armiqësi pas luftërave mes tyre në vitet e 90-ta.


Përkatësisht, udhëheqësit e Serbisë dhe Kroacisë ranë dakord gojarisht se të dy vendet të organizojnë së bashku një garë të madhe dhe ambicia është të jetë Kampionati Botëror.

Ky plan nuk do të funksiononte për futbollin, gjë që është praktikisht e pamundur që të fitohet, por për sporte si basketbolli, hendbolli ose vaterpoli, mund të ndodh.

Presidentët e dy shteteve

Organizimi i një ngjarjeje të tillë do të përfaqësonte një hap të madh drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kroacisë, të cilat po përmirësohen çdo vit, shkruajnë mediat serbe.

Të dy Vuçiq dhe Kolinda janë entuziastë të mëdhenj sportit dhe organizimi i përbashkët i Kampionatit Botëror do të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet dypalëshe, si dhe reputacionin e Serbisë dhe Kroacisë në botë.

Ndeshja në hendboll

Gjithashtu, nuk ka dyshim se bashkësia ndërkombëtare do të jepte të gjithë mbështetjen për këtë ide, pasi një garë e madhe si ato të përmendura më lartë kushtojnë.

Vaterpol

“Ne biseduam për organizimin e përbashkët për organizimin e një gare të madhe, për shembull, Kampionati Botëror. këtë me siguri e ftojmë nëse kandidojmë së bashku. Sigurisht që e kemi atë nëse shkojmë së bashku. Presidentja është për. Shpresoj se Andrej Plenkoviç (kryeministri kroat) do të pajtohet. Ana Brnabic (kryeministrja serbe) do të më dëgjojë menjëherë mua”, ka thënë Vucic.

Ai në fund shtoi duke bërtitur:”Rroftë kampionati i Serbisë dhe Kroacisë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori