LAJMI I FUNDIT:

Rimëkëmbja e gjatë dhe e vështirë e Kosovës

Rimëkëmbja e gjatë dhe e vështirë e Kosovës

The Economist

Në vitin 1991, Armend Malazogu u hodh nga pjesa e pasme e një kamioni të ushtrisë. Në atë kohë 18 vjeç, shqiptari i Kosovës po i ikte një lufte mes Serbisë dhe Kroacisë, që sapo kishte nisur të përvijohej. Luftërat civile në ish-Jugosllavi sapo kishin nisur dhe më vonë do të përhapeshin edhe në Kosovë. Sot, 18 vjet pas përfundimit të luftës dhe dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shumica e treguesve vizatojnë një panoramë të zymtë. Papunësia është rreth 33 për qind, ndërsa GDP-ja për person qëndron në nivelin 3,660 dollarë, më i ulëti në rajon. Megjithatë, Malazogu, sot një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në Kosovë, mendon se realiteti ësht më pak i zymtë se sa sugjerojnë shifrat.


Zyrtarët e Kosovës thonë se ekonomia e vendit po pengohet nga mosmarrëveshjet me Serbinë, e cila refuzon të pranojë pavarësinë dhe kërcënon me aksione ligjore ndaj firmave të huaja që duan të investojnë aty. Rusia kryeson listën e vendeve që kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB, ndërsa pesë vende anëtare të BE-së nuk e kanë njohur ende pavarësinë e saj.

Por, Malazogu thotë se kjo është vetëm një justifikim për qeverinë. Presioni i jashtëm nuk i ka penguar dot kompanitë e IT-së të subvencionojnë markën e tij të lëngut të frutave, “Frutomania”. Në pesë vitet e fundit, kompania e tij është rritur me 60 për qind. Që prej vitit 2016, një marrëveshje me BE-në ka hapur një treg gjigant për të.

Në një fabrikë të vogël të vendosur në kodrat e mbuluara me dru frutorë të Kravaricës, makineritë punojnë çdo ditë. Produkti bëhet gati dhe vendoset në kamionë që nisen për në Hungari. Kompania ka kontraktuar furnitorë nga mijëra prodhues të vegjël në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët për shumë kohë i kanë shitur prodhimet e tyre në anë të rrugës.

Malazogu thotë se problemet me të cilat përballet janë më konkrete sesa çështja e anëtarësimit në OKB. Atij i duhet të importojë shishe, kapele dhe etiketa sepse në Kosovë nuk prodhohet asnjë prej tyre dhe qeveria nuk ka bërë gjë për të inkurajuar prodhimin vendas. Kosovarët janë të vetmit evropianë në perëndim të Rusisë që ende nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.

Një kompani internet, Gjirafa, është një nga bizneset më të suksesshme në Kosovë. Është pjesë e atyre pak firmave të vogla kosovare që e kanë ngritur kapitalin jashtë vendit. Të ardhurat e saj janë rritur 10 herë në 3 vjet. Algoritmet e saj janë dizajnuar për të kërkuar faqet në gjuhën shqipe.

Ajo është një ekuivalent shqiptar i Youtube dhe Netflix. Në një rajon pa Amazon dhe Alibaba, ajo e ka zgjeruar tregtinë online. Kjo do të thotë, sipas menaxherit të përgjithshëm, Mërgim Cahani, se edhe firmat e vogla lokale mund të shesin kudo në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Gjirafa mbledh dhe dorëzon për ta. Në Ballkanin Perëndimor, kjo do të thotë revolucion i biznesit.

Arsimi është një tjetër dhimbe koke në Kosovë. Një tjetër sipërmarrës, Vllaznim Xhiha, thotë se sistemi arsimor në Kosovë është i vjetruar. Vetë ai e ka bërë pasurinë e tij në Zvicër. Ai por pret që qeveria ta modernizojë sistemin arsimor. Ai ka hapur dy “hapësira krijuese” për të inkurajuar qindra të rinj të mësojnë rreth teknologjisë.

Kosova ka disa statistika me të cilat mund të krenohet. Ekonomia e saj llogaritet të jetë rritur me 3.5% vitin e kaluar. Remitancat nga diaspora mund të jenë një litar shpëtimi për shumë, edhe pse ato gjithashtu shtrembërojnë ekonominë. Pse të punosh për të ardhura mesatare prej 360 € në muaj nëse dikush jua dërgon ato? Është e vërtetë se më shumë se gjysma e kosovarëve të rinj ëndërrojnë të largohen. Por, sipas Xhihës, “imazhi ynë është më i keq se realiteti”. /TemA TV/

Në trend

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Kalo në kategori