LAJMI I FUNDIT:

Në shtëpinë e “hacker-it” shqiptar: Nëna e Aldo Ymerajt tregon qindarkat, thotë se djali i saj s’ka kompjuter

Në shtëpinë e “hacker-it” shqiptar: Nëna e Aldo Ymerajt tregon qindarkat, thotë se djali i saj s’ka kompjuter

“Kjo është pasuria e Aldos, ndërsa pasuri tjetër nuk ka”, shprehet nëna e e Aldo Ymerajt, të akuzuar si një nga anëtarët kryesorë të grupit të hacker-ave “Infraud”, duke treguar disa monedha të kursyera nga i biri.

Nëna e Aldos, ashtu si i biri nuk pranon ta tregojë identitetin e saj, por kërkon të mbrojë të birin, i arrestuar tashmë dhe nën akuzë.

“Djali im ka një gardërobë me rroba të vjetra, nuk ka rrobe firme. Nëse djali im do të kishte para, nuk do të më linte të punoja jashtë orari”, shprehet nëna e Aldos.


Edhe pse pa kompjuter, Aldo Ymeraj dhe prindërit e tij, tre ditë më parë, mësuan se 25-vjeçari ishte në kërkim nga amerikanët.

Nëna e Aldos thotë se në fillim pyetën në Policinë e Fierit e më pas shkuan në Tiranë.

“Morëm vendimin ta dërgonim në Ambasadën Amerikane, meqenëse bëhej fjalë për ekstradim, siç kishim dëgjuar dhe lexuar në internet. Në momentin që kemi shkuar në Tiranë, ka ardhur policia e ka ndaluar dhe e ka sjellë në Fier”, thotë nëna e hacker-it.

Aldo Ymeraj ishte arrestuar edhe në vitin 2013 për pirateri kibernetike dhe në atë kohë, i ishte kërkuar t’i qëndronte larg kompjuterëve, ndërsa punonte në një shtypshkronjë.

“Djali im nuk ka pasur kompjuter në shtëpi, që nga viti 2013”.

Aldo Ymeraj pret të dalë në gjykatë ku do paraqitet kërkesa amerikane për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Politikë
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë

Lajme
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Politikë
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Siguri
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

Politikë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori