LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i prindërve: Jemi të vetëdijshëm për gjendjen e mësimdhënësve, por nuk e përkrahim grevën 

Këshilli i prindërve: Jemi të vetëdijshëm për gjendjen e mësimdhënësve, por nuk e përkrahim grevën 

Këshilli i prindërve të Kosovës ka reaguar lidhur të martën lidhur me apelin e SBASHK-ut drejtuar prindërve dhe nxënësve për grevë njëorëshe të paraparë për të mërkurën.

Këshilli i prindërve thekson se janë të vetëdijshëm për gjendjen e mësimdhënësve dhe për sakrificën e tyre, por nuk përkrahin grevën si formë të zgjidhjes së problemeve.

Lexoni të plotë reagimin e Këshillit të prindërve:


“Apeli i SBASHK-ut drejtuar  prindërve dhe nxënësve të Kosovës për grevën njëorëshe të paraparë për ditën e nesërme ka shqetësuar Këshillin e Prindërve të Kosovës, prindërit dhe nxënësit e Kosovës.

Këshilli i Prindërve të Kosovës është i njoftuar me kërkesat legjitime dhe marrëveshjet e arritura me organet e Qeverisë së Kosovës të cilat ende nuk janë realizuar.

Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e mësimdhënësve dhe për sakrificën e tyre të lartë në vitet e nëntëdhjeta për mbajtjen gjallë të arsimit shqip të Kosovës dhe ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë qenë akter të këtyre viteve të vështira të arsimit shqip në Kosovë,andaj kërkesat e SBASHK-ut janë legjitime dhe të drejta, por nuk është e drejta, por në anën tjetër kundërshtojmë grevën si formë e zgjedhjes së problemeve që kanë mësimdhënësit.

Nëpërmes kësaj komunikate për shtyp ne i bëjmë apel Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të marrin masat e nevojshme dhe të përmbushin obligimin e tyre ndaj mësimdhënësve.

Njëkohësisht, apelojmë SBASHK-un dhe të gjithë mësimdhënësit që të jenë të matur dhe të kujdesshëm dhe të bëjnë përpjekje për prolongimin e kësaj greve të paralajmëruar, në mënyrë që mos të krijohen barriera dhe paqartësi tek prindërit dhe nxënësit dhe mos të pësojnë ata që më së paku kanë faj në këtë proces, nxënësit e Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori