Provat janë të qarta. Presidenca e Donald Trump ka gërryer pushtetin e butë të Amerikës. Vetëm 30 për qind e njerëzve të anketuar së fundmi nga Gallup në 134 vende kishte mendim pozitiv për Shtetet e Bashkuara nën udhëheqësinë e Trumpit, një rënie me 20 pikë që nga koha e presidencës së Barack Obamës. Qendra kërkimore PEW gjeti se Kina, me normë miratimi prej 30 për qind, ka mbërritur në pothuajse barazim me SHBA-të. Dhe, një tregues britanik, Soft Power 30, tregoi se Amerika po bie nga vendi i parë më 2016 në vend të tretë.
Mbrojtësit e Trumpit përgjigjen se pushteti i butë nuk ka rëndësi. Drejtori i Trumpit për buxhetin, Mick Mulvaney, pretendoi për një “buxhet të pushtetit të fortë” ndërsa reduktoi fondet për Departamentin e Shtetit dhe Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar me 30 për qind. Për promovuesit e “Amerika e para”, ajo që mendon pjesa tjetër e botës ka rëndësi të dorës së dytë. A kanë ata të drejtë?
Pushteti i butë mbështetet te joshja në vend të shtrëngimit apo pagesës. Ajo i bën njerëzit të bashkëpunojnë më shumë se sa t’i detyrojnë. Në nivel personal, prindërit e mençur e dinë se pushteti i tyre do të jetë më i madh dhe do të zgjasë më shumë nëse ata ofrojnë një model me vlera të shëndosha etike për fëmijët e tyre, në vend që të mbështeten vetëm te shpullat, paratë e xhepit apo heqjes së çelësave të makinës.
Në mënyrë të ngjashme, udhëheqësit politikë kanë kuptuar prej kohës se pushteti vjen nga të qënit të aftë në përcaktimin e agjendës dhe në përkufizimin e kuadrit në të cilin zhvillohet debati. Nëse unë mund të të shtyj ty të duash atë që unë dua, atëherë nuk kam nevojë të të shtrëngoj ty të bësh atë që ti nuk do të bësh. Nëse SHBA prezanton vlera që të tjerët i duan, ajo mund të ekonomizojë shkopin me karotën. Duke i shtuar pushtetin e fortë, tërheqja mund të bëhet një forcë multiplikative.
Pushteti i butë i një vendi vjen kryesisht nga tre burime: kultura (kur ajo është tërheqëse për të tjerët), vlerat politike, të tilla si demokracia dhe të drejtat e njeriut (kur ky vend i respekton ato) dhe politikat e tij (kur ato shihen si të ligjshme për shkak se kuadrohen me një farë modestie dhe ndërgjegjësimi mbi interesat e të tjerëve.) Se si sillet një qeveri në shtëpi (për shembull, përmes mbrojtjes së shtypit të lirë), në institucionet ndërkombëtare (duke u konsultuar me të tjerë dhe përmes politikave shumëpalëshe), dhe në politikë të jashtme (duke promovuar zhvillimin dhe të drejtat e njeriut) mund të ndikohen të tjerët përmes shembullit. Në të gjitha këto fusha, Trumpi ka përmbysur politika tërheqëse amerikane.
Për fat të mirë, Amerika është më shumë se sa Trumpi apo qeveria. Ndryshe nga asetet e pushtetit të fortë (të tilla si forcat e armatosura), shumë burime të pushtetit të butë janë të ndara nga qeveria dhe janë vetëm pjesërisht reaguese ndaj qëllimeve të qeverisë, Në një shoqëri liberale, qeveria nuk mund të kontrollojë kulturën. Në të vërtetë, mungesa e politikave kulturore zyrtare mund të jetë në vetvete një burim joshjeje. Filmat e Hollivudit, të tilla si “The Post”, i cili tregon gratë e pavarure dhe lirinë e shprehjes, mund të joshin të tjerët. Po kështu mund të ndikojnë edhe veprimtaria bamirëse e fondacioneve amerikane apo përfitimet e lirisë nga kërkimet në universitetet amerikane.
Është e vërtetë që kompanitë, universitetet, fondacionet, kishat dhe grupimet e tjera joqeveritare zhvillojnë pushtet të butë të vetin, pushtet që mund të përforcojë ose të jetë në kundërshtim me objektivat zyrtare të politikës së jashtme. Të gjitha këto burime private të pushtetit të butë ka gjasa do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në epokën botërore të informacionit. Kjo është një arsye më shumë për qeveritë që të sigurohen se veprimet dhe politikat e tyre krijojnë dhe përforcojnë dhe jo pengojnë dhe shkatërrojnë pushtetin e tyre të butë.
Politikat e brendshme dhe të jashtme duket sikur janë hipokrite, arrogante, indiferente ndaj këndvështrimeve të të tjerëve ose të bazuar në një koncept të ngushtë të interesave kombëtare, koncept që mund të pengojë pushtetin e butë. Për shembull, rënia e fortë e joshjes që ka SHBA në vrojtimet e opinionit publik të kryera pas pushtimit të Irakut më 2003 ishin reagim ndaj administratës Bush dhe politikave të saj dhe jo reagim ndaj SHBA-së në tërësi.
Lufta e Irakut nuk ishte politika e parë e qeverisë që e bëri SHBA-në jopopullore. Në vitet 1970 shumë njerëz nëpër botë kundërshtuan luftën e SHBA-së në Vietnam dhe roli botëror i Amerikës reflektoi mungesën e popullaritetit të kësaj politike. Kur politika ndryshoi dhe kujtimet e luftës u fashitën, SHBA rikuperoi shumicën e pushtetit të butë që pati humbur. Në mënyrë të ngjashme, në periudhën pas luftës së Irakut, SHBA ia doli të rikuperojë shumicën e pushtetit të butë që kishte humbur në shumicën e rajoneve të botës (ndonëse më pak në Lindjen e Mesme).
Skeptikët mund të argumentojnë ende se rritja dhe rënia e pushtetit të butë të Amerikës nuk ka shumë rëndësi, për shkak se vendet bashkëpunojnë për shkak të vetëinteresit. Por ky argument humbet pikën më të rëndësishme: bashkëpunimi varet nga shkalla dhe shkalla varet nga pëlqimi ose mospëlqimi. Për më tepër, efektet e pushtetit të butë të një vendi shtrihen edhe te aktorët joshtetërorë – për shembull, duke ndihmuar apo penguar rekrutimet nga organizatat terroriste. Në epokën e informacionit, suksesi varet jo vetëm nga armët e kujt fitojnë, por edhe nga ajo se kujt i përket historia fituese.
Një nga burimet më të mëdha të pushtetit të butë të Amerikës është hapja dhe proceset demokratike. Edhe kur politika të gabuara reduktojnë joshjen, aftësia e Amerikës për të kritikuar dhe korrigjuar gabimet e bën SHBA-në më tërheqëse për të tjerët në nivele më të thella. Kur protestuesit përtej detit po marshonin kundër Luftës së Vietnamit, ata shpesh këndonin “Ne do të triumfojmë”, himni i lëvizjes për të drejta civile në SHBA.
Është pothuajse e sigurt se edhe Amerika do të triumfojë. Duke parë eksperiencat e të shkuarës, ka shumë shpresa se SHBA do të rikuperojë pushtetin e vet të butë pas Trump. /Project Syndicate/reporter.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin