LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i gjimnazit “Bedri Pejani”: Gjendja është sanuar dhe mësimi po vazhdon normalisht

Drejtori i gjimnazit “Bedri Pejani”: Gjendja është sanuar dhe mësimi po vazhdon normalisht

Drejtori i Gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, Musa Nikqi ka njoftuar se gjendja në këtë shkollë është sanuar, pasi një pjesë e këtij objekti kishte marrë flakë.

Ai ka thënë se Policia dhe zjarrfikësit kanë ardhur në vendin e ngjarjes, dhe çdo gjë po rrjedhë normalisht.

Përfshihet nga zjarri gjimnazi Bedri Pejani në Pejë (Video)
Lexo po ashtu Përfshihet nga zjarri gjimnazi Bedri Pejani në Pejë (Video)

“Dua t’i informoj nxënësit se procesi mësimor po vazhdon normalisht. Ka ndodhur djegia e dyshemesë dhe nuk ka dëme tjera”, ka thënë Nikqi.


Ndryshe, sot Telegrafi ka raportuar se një pjesë e kësaj shkolle ka marrë flakë, të cilën e ka ilustruar me video. /Telegrafi/