Analistët e tregut po ndjekin me vëmendje nëse bursa amerikane do ta rimarrë veten sot, pasi dje shënoi një rënie të ndjeshme. Indeksi industrial Dow Jones humbi 4.6 për qind të vlerës. Ndërkaq, ulja e papunësisë dhe ngritja e pagave po shtojnë shqetësimet se ekonomia amerikane mund të përballet me inflacion më të madh.
Disa ekspertë financiarë paralajmërojnë investitorët që të tregohen të matur në reagimin e tyre ndaj rënies.
“I këshilloj të marrin frymë thellë dhe të mos bëjnë gabimin që të ndërmarrin veprime, pasi zakonisht do të ndërmarrin veprimet e gabuara. Gjithmonë u them njerëzve të hyjnë në internet dhe të kontrollojnë sa ishte indeksi Dow Jones ditën që ata lindën, do ta shohin se ishte shumë më i ulët se është tani. Veprim i mençur do të ishte ai që bëjnë shumë njerëz: vazhdojnë të investojnë çdo muaj përmes fondit të pensioneve. Kur tregu bie, na jepet mundësia të blejmë më shumë aksione pasi janë me çmim me të ulët”, thotë analisti James McBride, shkruan VOA.
Rënia e indeksit Dow Jones dje pason një raport të fundit për përmirësime në situatën e punësimit, sipas të cilit ekonomia amerikane hapi 200 mijë vende të reja pune dhe rritja e pagave vazhdon me ritmet më të shpejta në 10 vjet.
Bursa amerikane ka humbur afro 1 trilion dollarë që të premten.
Analistët thonë se një rënie e tillë mund të përbëjë problem për Presidentin Trump, i cili në analizën e tij ekonomike gjithmonë vë në dukje rritjen e tregut të aksioneve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend