LAJMI I FUNDIT:

PSRK ka ngritur aktakuzë për trafikim të armëve

PSRK ka ngritur aktakuzë për trafikim të armëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinë kundër 3 të pandehurve, të akuzuar për veprën penale të “krimit të organizuar lidhur me veprën penale trafikimi i armëve”.

Rasti është realizuar me bashkëpunimin të ngushtë dhe shumë të suksesshëm të organeve të ligjit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), thuhet në njoftim.

“Të pandehurit A.K., M.D. dhe D.P. duke vepruar si grup i organizuar kriminal në krye me A.V., kundër të cilit procedura penale po zhvillohet në SHBA, e kanë kryer veprën penale të trafikimit me armë, në atë mënyrë që gjatë muajit prill dhe maj 2017 në territorin e SHBA-ve, agjenti i policisë Amerikane nga DEA (Drug Enforcement Administration), nën mbulim, e ka lidhë marrëveshjen me A.V., për blerjen e 15 copë armë automatike kinse për luftën e narko-karteleve në Meksikë dhe për këtë ia ka dhënë të hollat të pandehurit A.V. Pastaj, përmes të pandehurve e ka organizuar dorëzimin e armeve në Kosovë, ashtu që të pandehurit A.K., M.D. dhe D.P. ia kanë dorëzuar armët oficerit policor të Policisë së Kosovës nën mbulim, i cili ka qenë duke zbatuar masat e fshehta  të blerjes së simuluar”, thuhet në njoftim.


Më 27 qershor 2017, me një aksion të koordinuar mes policisë e prokurorisë së Kosovës dhe të SHBA–ve, të gjithë të pandehurit janë arrestuar në flagrancë, në territoret e të dy shteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori