LAJMI I FUNDIT:

“Feni Industries” do të rifillojë me punë

“Feni Industries” do të rifillojë me punë

Feni Industri sh.a. në falimentim nga Kavadari do të fillojë me punë pasi Bordi i kreditorëve solli vendim për arritjen e marrëveshjes për përpunimin e mineralit të nikelit në këtë kombinat me ofruesin e vetëm shoqatën GSOL, për kompensim minimal mujor prej 1.200.000 euro, kumtoi sot Bordi i kreditorëve të Feni Industri sh,a,-në falimentim.

Vendimi i Bordit të kreditorëve është sjell njëzëri në seancën e mbajtur më 30 janar. Gjatë sjelljes së vendimit, siç kumtojnë, kanë dhënë llogari për mbrojtjen e interesave të kreditorëve dhe të punësuarve në kombinat në pajtim me Ligjin për falimentim.

Kjo, theksojnë, veçanërisht ka të bëjë me nevojën që kapacitetet prodhuese që janë në pronësi të debitorit të falimentuar dhe të cilët hyjnë në tryezën falimentuese, të mbrohen nga dështimi i mëtutjeshëm dhe ulja e vlerës së tyre.


Vendosja e tyre në funksion të plotë do të krijojë kushte që kreditorët t’i paguajnë kërkesat e tyre në përqindje më të lartë, që është edhe qëllim bazë i zgjidhjes kolektive të kreditorëve në procedurën falimentuese, theksojnë nga Bordi i kreditorëve.

Zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Koço Angjushev kohë më parë deklaroi se pret që kombinati Feni industri këtë muaj të fillojë me punë. Një kompani, siç informoi, tani ka paguar depozita dhe negociohet si do të fillojë kombinati.

Pasi Gjykata e apelit në Shkup e hodhi poshtë ankesën e kompanisë “Kuniko resorsis” për falimentim në kombinatin e Kavadarit, mbeti në fuqi vendimi i gjykatës së Velesit se fabrika është në falimentim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori