Shumica e meshkujve brengosen për madhësinë e penisit, dhe gjithmonë kanë ekzistuar këto brenga.
Për shekuj të tërë penisi është konsideruar simbol i fuqisë, burrërisë, inteligjencës dhe arritjeve. Ndërsa përpjekja për ta modifikuar (zmadhuar) organin nuk është procedurë moderne, transmeton Telegrafi.
Meshkujt e atëhershëm të Indisë kishin provuar zmadhimin e penisit përmes zgjatjes me pesha. Ndërkaq ende më e dhimbshme kishte qenë tradita e lashtë braziliane, ku meshkujt i lejonin gjarpërinjtë t’ua kafshonin mikun e poshtëm!
Historia e trendeve të madhësisë së penisit
Madhësia nuk është gjithçka. Në fakt në të kaluarën penisi i vogël ka qenë në trend. P.sh., rreth 400 vjet para Lindjes së Krishtit, Aristofani e kishte përshkruar mashkullin ideal grek si person që ka: “gjoks shndritës, lëkurë të pastër, shpatulla të gjera, gjuhë të vogël, vithe të forta dhe penis të vogël”. Në anën tjetër, penisi i madh konsiderohej brutal, komik dhe i çuditshëm.
Pra, meshkujt kanë qenë të fiksuar për madhësinë e penisit me mijëra vite. Por çfarë ka ndryshuar kohëve të fundit është numri i meshkujve që e krahasojnë penisin me të tjerët.
Qoftë nëse e shohin ndonjë familjar rastësisht lakuriq apo ndonjë shok të klasës në dhomën e gardërobës së edukatës fizike, meshkujt tani e krahasojnë madhësinë e tyre të penisit me të tjerëve.
Ky është trend brengosës, e veçanërisht për ata të cilët e konsiderojnë veten se kanë penis jashtëzakonisht të vogël. Ironikisht, sipas ekspertëve, shumica e meshkujve që brengosen për madhësinë e tyre kanë madhësi adekuate të penisit.
Prandaj është perceptimi i asaj se çfarë konsiderohet normale që duhet adresuar, e gjithashtu gjendja të cilën disa meshkuj e kanë krijuar si rezultat i brengave të tyre. Këto brenga shpijnë edhe në probleme si shmangia e lidhjeve, depresioni, ankthet dhe konsideratat për ta zmadhuar mikun e tyre.
Madhësia mesatare e penisit
Sipas rezultateve nga një studim i vitit 2015, madhësia mesatare e një penisi të erektuar është 13.12 centimetra.
Por çfarë konsiderohet si realisht madhësi e vogël? Epo, vetëm 2.28 popullsisë bien në këtë kategori dhe madhësi e vogël konsiderohet një penisi i erektuar me madhësi nën 7 centimetra.
Çfarë duan femrat?
Sa shumë diferencë bën madhësia e penisit kur është fjala për seks? Hulumtuesit kanë zbuluar se pavarësisht që ekziston një lidhje pozitive mes meshkujve të cilët kanë penis të madh dhe ndjenjave të tyre të kompetencës seksuale, kjo jo domosdoshmërish përputhet me preferencat e femrave. Studimet tregojnë se deri në 90 për qind e femrave preferojnë penis të gjerë, e jo të gjatë. Madhësia mesatare e vagjinës është vetëm 10 centimetra e thellë; prandaj shumica e meshkujve dhe femrave përputhen mirë.
Shumica e femrave (85%) janë të lumtura me madhësinë e partnerit të tyre. Kjo do të thotë se pakënaqësia e vërtetë është kryesisht në kokat e meshkujve, e jo në realitet.
Zmadhimi i penisit
Disa pacientë konsiderojnë zgjatës të penisit (pajisje të zgjatjes ose përdorimin e teknikës që njihet si ‘jelqing’). Por, masat e tilla mund të shkaktojnë dëme permanente dhe mund të shpijnë në probleme me ereksion. Ato gjithashtu nuk janë aq të suksesshme. Shpeshherë pacientët konsiderojnë edhe zmadhimin e penisit përmes kirurgjisë, por zmadhimi është i kufizuar me këtë metodë. Në studime të shumta, vetëm 25% e meshkujve të cilët iu ishin nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike kishin qenë të kënaqur me rezultatet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDashuria për veten: Çka është dhe si ta kultivojmë ?
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Asnjëherë mos flini me çorape gjatë natës
Çfarë nuk duhet të zbuloni për veten tuaj në punë: Shumë njerëz bëjnë gabime
Tri shenjat e horoskopit që janë të papara për komunikim
Si ta hapni derën me ndihmën e kapëseve të flokëve për vetëm 60 sekonda (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp